Vrasje në Çerem të Tropojës, identifikohet viktima, shpallet në kërkim autori

Arrestohet i dyshuari për vrasje

TROPOJË– Një shpullë është bërë shkak për vrasjen e 49 vjeçarit Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës rreth orës 15:30 të ditës së sotme.

Autori Altin Ismajlisufi me profesion zjarrfikës, banues në të njëjtin fshat, e ka qëlluar për vdekje 49 vjeçarin pasi i biri i kishte thënë se Isat Goxhaj e kishte rrahur. Menjëherë më pas, efektivi i forcave zjarrfikëse, ka debatuar fillimisht me Goçajn dhe më pas e ka qëlluar për vdekje, me një armë zjarri tip pistoletë. 

Pas 2 orësh nga ngjarja autori i dyshuar i vrasjes Ismajlisufi është arrestuar, ndonëse është përpjekur që të largohet drejt Kosovës. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën autori kreu vrasjen. 

——————————————-

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur në fshatin Çerem të Tropojës, ku në bazë të infiormacioneve paraprake raportohet për një të vdekur.

Mësohet se viktimë ka mbetur Esat Goçi, ndërsa autori i krimit Altin Ismailsufaj, është shpallur në kërkim.

Mësohet se autori dhe viktima ishin banorë të të njëjtit fshat.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.G, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.