Vrasje në Rozhajë. S.M (29) vritet pranë Gjykatës Themelore. Arrestohet dorasi E.R (19)

Semir Muriq  nga Rozhaja ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri nga bashkëqytetari 19 vjeçar Edmir Ramoviq, njofton Drejtoria e Policisë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal dhe fizik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 11.15 para Gjykatës Themelore në Rozhajë. Gjatë intervenimit, oficeri i policisë Refik Dedeiq , i cili ishte në detyrë,  ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në pjesën e këmbës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Autori i vrasjes dhe disa persona të tjerë janë arrestuar lidhur me këtë ngjarje.