Agimi i mengjesit të sotem i behu sot burrat e Dukagjinit ne Vuthaj. Ata kishin ardhur per ti zhvarrosur më të dashurit e tyre. Pos mallit dhe dhembjes, ata shprehnin edhe konsideratat me të larta per vuthjanet dhe cdo plave gucias, qe 23 vite me parë kishin bërë të pamunduren qe deshmoret e lirisë dhe bijtë tanë ta kenë trajtimin dhe rrespektin e merituar.
23 Vite me parë luftetarët e lirisë Besart Kadria dhe Shkelzen Berisha kishin rënë në pritë të forcave serbe në trekëndëshin e kufirit Kosove-Shqiperi- Mali i Zi. Ishte angazhimi I aktivisteve nga Plave Gucia të cilët kishin bërë te pamunduren qe keta luftetarë të rënë të varrosesin me dinjitet e jo ashtu se si donin forcat ushtarake serbe.
Prinderit e deshmoreve Gani Berisha dhe Selman Kadria theksuan se sot po zhvarrosim bijtë tanë per ti rivarrosur me bashkeluftetaret e tyre ne Memorialin e Deshmoreve ne Gllogjan, por ne nuk do ta harrojme kurre kujdesin dhe angazhimin qe nga dita e varrimit e deri me sot nga cdo plave gucias.
Ne këtë ceremoni mori pjese edhe Kryetari Komunes se Deçanit zt. Bashkim Ramosaj, se bashku me stafin e komunes, zt. Halil Tolaj dhe zt. Jashar Dobraj. Nuk mund te mungonte ne kete organizimi i biri heroit te kombit Demë Ali Pozharit, Dr. Ibrahim Pozhari.
Po ashtu në këtë organizim muaren pjesë edhe aktivistë nga Plave Gucia.
Besarti dhe Shkelzeni deri më sot qendruan ne mesin e vellzerve te vet vuthjanë, të cilët i kishim dhe do mbesin pergjithmon si simbol I luftërave të perbashketa për mbrojtjen e kauzes kombetare te Rrfashit te Dukagjinit dhe Plave Gucise.
Emocionet, dhe malli bene te veten ne keto raste, por si gjithnje edhe historikisht dukagjinasit qendronin krenarë dhe te pathyeshëm duke shkelqyer.
Duhet theksuar edhe ndihmën e veçantë të Bashkesisë Islame të Plave Gucise rreth ceremonive të rivarrimit.
Esad Gjonbalaj