Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq të enjten do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Ulqin.
Ai në delegacion me ministrin e ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizëm Ratko Mitroviq fillimisht do të bisedojë në komunën e Ulqinit me kryetarin Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij.
Abazoviq gjatë vizitës së parë zyrtare në qytetin e tij të lindjes do të vizitojë Kriporen, Adën dhe Valdanosin.