Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi:   Milatoviq kryeson bindshëm ndaj Gjukanoviqit

Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet preliminare.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 54,8 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,5 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 39,5 për qind./ Plava e Gucia Sot