Zyrtari malazez bëhet viral në internet, në luftë me flamurin e BE-së

Një moment i Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale. Ai shihet të ketë zhvilluar ‘luftë’ me flamurin e Bashkimit Europian.

‘Incidenti’ i pazakontë ndodhi derisa kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Kriokapiq po mbante fjalim.

Pas tij, në podium, ishte Cazim Alkovic të cilit për shkak të erës, kokën ia mbuloi flamuri i BE’së.

Pavarësisht tentimeve të Alkovic, largimi i flamurit s’po ndodhte.

Komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet. Kishte prej atyre që thanë se, menaxheri i Bar u ‘godit nga vlerat europiane’.

Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme.