Bota Intelektuale e Plavë Gucisë – profesor dhe shkrimtar Myftar  Adem  Gjonbalaj

Myftar  Adem  Gjonbalaj

Jeta dhe  biografia.

 

Ka lindur në Vuthaj,  komuna Plavë – Gucisë me 12 /12/ 1946 ,  në një familje me tradita të shëndosha atdhetare e patriotike. Ka mbaruar shkollën fillore në fshatin e lindjes në Vuthaj në vitin 1958. Në vitin 1959 mbaron klasën e 5 -të në Guci në gjuhën serbe, sepse në atë kohë autoritetet malazeze kishin mbyllur shkollën shqipe të Gucisë .

Po këtë vit emigron në Shqipëri ku mbaron shkollën e mesme në Durrës dhe më pas diplomohet me studimet e larta në fakultetin Histori – filologji në degën Ghuhë- letërsi shqipe në Universitetin shtetëror të Tiranës në vitin 1971. Ka kryer studimet pasuniversitare për degën gjuhë – letërsi shqipe,  për emergjencat civile dhe drejtimin e shkollave. Ka punuar si mësues dhe si drejtor shkolle në rrethet  Berat dhe Durrës për 45 – vjet. Së fundmi ka qënë drejtor i gjimnazit Naim Frashëri në Durrës. Ka qënë kryetar i Shoqatës Atdhetare Politike Kosova për rrethin e Durrësit për 25 – vjet që nga viti 1993 e deri në Pavarësinë e Kosovës. Është poet dhe shkrimtar ku ka shkruar shumë artikuj publicistikë edhe për çeshtje politike të kohës si dhe për çeshtje letraro -artistike për kohën.

Ka shkruar deri me tani 14 -të vepra letraro – artistike si romane, novela e tregime sidhe poema e poezi. Temat që trajton janë bashkëkohore,  ku vëndin qendror e zën dashuria për vendlindjen e tij Vuthajt dhe për Kombin shqiptar. Është i martuar dhe ka 4 – fëmijë,  1 – një djalë e tri vajza.  Ka dalë në pension në vitin 2009 dhe merret me krijimtari letraro- artistike. Jeton bashkë me familje emigrant në Itali që nga viti 2002 e deri më sot në qytetin NOVARA  Itali.

 

/Plava e Gucia Sot

23 Tetor 2018