BESËLIDHJA E LEZHËS, DUHET TË JETË FESTË KOMBËTARE

(Me rastin e 580-vjetorit) Në sajë të rëndësisë historike data e 2 marsit tëvitit 1444, kur në Lezhë nën udhëheqjen e GjergjKastriotit-Skënderbeu u mbajt Kuvendi i Lezhës qe paraqet bashkimin e parë politik tëshqiptarëve kundër  Perandorisë Osmane, duhettë jetë festë kombëtare, ndërsa heshtja deri me tash nga  Kuvendi i Shqipërisë si në monizëm dhetash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet, sepse, Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve. Nail  Draga Më 2 mars te vitit 1444 në Kishën katedrale të ShënKollit, në Lezhë, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, u mbajt Besëlidhjaapo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më tërëndësishme të historisë së popullit shqiptar, gjatëperiudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar tëpopullit shqiptar. Ajo  përbën një nga momentet mëtë ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.  Kuvendi i bashkimit-2 marsi 1444 Në historinë e mesjetës shqiptare, vend nderi zënë 2 marsi i vitit 1444, sepse kemi të bëjmë me ngjarje tëjashtëzakonshme ne historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me Kuvendin e Lezhës, kur GjergjKastrioti-Skënderbeu, pas kthimit nga PerandoriaOsmane, përkatësisht Turqia, ia arriti qellimit për tëmbledhur në një kuvend të gjitha principatatshqiptare, me qellimin e vetëm  për të luftuar kundërosmanlinjëve.  Aleanca e fisnikëve shqiptarë Në Kuvendin e Lezhës u krijua  një aleancë politikedhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundërpushtuesve osmanë. Kuvendi u thirr me nismën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Në Kuvendin e Lezhës morën pjesëprinca të shquar shqiptarë. Midis tyre ishin GjergjArianiti, Andrea Topia, Nikollë Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësajfamiljeje, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, GjergjStres Balsha, Pjetër Spani si dhe përfaqësues tëmalësive shqiptare. Në Kuvend mori pjesë edhesundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviqi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm tëLidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohurautoritetin e tij politik dhe ushtarak. Lezha nuk ishte rastësi Në sajë të dhënave historike mbajtja e kuvendit tëBesëlidhjes në qytetin e Lezhes nuk ishte rastësi, duke marrë parasysh se ky qytet në atë kohë ishte nënpushtimin e Venedikut. ku mënjanoheshinmosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindninndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhejtë mbahej Kuvendi. Por, nuk ka dilemë se ky tubim  u mbajt në Lezhë me qellim për të arritur pajtimin apo kompromisin ne mes principatave shqiptare. Ishte ky një veprimdiplomatik i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për tëpërbashkuar princat shqiptar, me të vetmin mision se të bashkuar mund të luftohet armiku.Dhe  këtimisioni  ia arriti qellimit sepse për 25-vjet drejtoiluftën kundër pushtimit osman, ku shteti i Arbërisëishte e lirë.  Kuvendi i Lezhës  mori disa vendime, ku ndërkryesoret   ishin, krijimi i një Besëlidhje Arbërore nëkrye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie tëpërbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët përtë përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëveshqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Po ashtu e arritur e veçantë e Kuvendit të Lezhësështë e dhëna se kjo ishte një aleancë politikeushtarake, e cila bazohej në vendime demokratikenga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve nëtokat e tyre.  Besëlidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon njëhap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare nënjë shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikënkulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve. Propozimi pa përgjigje Në sajë të informacionit që disponojmë ne lidhje me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, deri me tash nëKuvendin e Shqipërisë është depozituar  vetëm njëkërkesë. Kështu në vitin e kaluar, deputeti socialistEduard Nderca nga Lezha, ka kërkuar shpalljen e 2 marsit, dita e “Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës‘, sifestë kombëtare. Deputeti i Lezhës ka depozituar nëKuvend një projektligj me nr.413, me  06.02.2023 qëkërkon që 2 marsi të futet në kalendar si festë zyrtare. Sipas Ndrecës, kjo ditë duhet të shpallet si festëzyrtare pasi është ngjarja më e rëndësishme historikee vendit tonë dhe se brezat e ardhshëm duhet ta kujtojnë këtë ditë dhe të jenë krenarë përtrashëgiminë historike shqiptare. Në kërkesë ne mestjerash cekët se “Projektligji ‘për shpalljen e 2 Marsit (1444), Kuvendi i Besëlidhjes se Lezhës sifestë zyrtare e Republikës së Shqipërisë’ është nëshërbim të vlerësimit sa me dinjitoz të figurës sëHeroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe përkujtimit e respektimit të ngjarjes më tërëndësishme ne historinë e popullit shqiptar, duke bërë të mundur që të gjithë shqiptarët e sotëm dhesidomos brezat që do të vijnë, të jenë krenarë përtrashëgiminë tonë historike kaq të lavdishme”, thuhetnë projektligj. Por, ndonëse ka kaluar një vit nga paraqitja e kësajkërkese, nuk disponojmë informacion se në lidhje me këtë çështje është diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë. Pse, nuk janë treguar aktiv në lidhje me këtë çështje mbetet të supozojmë por një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, qe tregondobësi personale, morale e partiake të deputetëve e partive politike të përfaqësuara në kuvend. Përfundim Data e 2 marsit të vitit 1444 nuk është një datë e thjeshtë, por është më shumë se kemi të bëjmë me Besëlidhjen e Lezhës e cila përbën një prej ngjarjevemë të rëndësishme të historisë së mesjetës te popullitshqiptar. Andaj, ndaj kësaj ngjarje me peshë mbarëkombëtareaskush nuk mund të qendrojë indiferent, sepse ajo nevete mban mesazhin e bashkimit të popullit shqiptarsi në të shkuarën, tashmën dhe të ardhmën. Pikërisht, duke marrë parasysh një mesazh të tillë, shpallja e kësaj date për festë zyrtare kombëtare mbetet obligimmoral e kombëtar për të gjithë shqiptarët. (Mars  2024)

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA KUKAJ

Me zemer te thyer njoftojme shoke, miq, dashamir dhe tere komunitetin tone se te Merkuren, me daten 20 Mars 2024, ne moshen 81-vjeçare nderroi jete i dashuri yne, atedhetari, veteran I arsimit dhe veteran I UÇK-se. YMER KUKA  10 Korrik 1942 – 20 Mars 2024 Kontributi I Ymerit do te çmohet, respektohet dhe kujtojhet me krenari te madhe. Te pikelluarit, Bashkëshortja Nerminja Djemtë, Arbeni dhe Dritero Rejat, Luljeta dhe Manushaqja Mbesat, Nora dhe Aria Nipat, Adriani dhe Albani Si dhe mbare familja Kukaj Funerali do te mbahet me 23 Mars,…

Lexo më shumë