Mali i Zi shpall fundin e pandemisë së koronavirusit

Mali i Zi ka kaluar dy periudha inkubacioni 28- ditësh pa raste të reja të infektimit me koronavirus, që do të thotë se janë arritur kushtet për shpalljen e përfundimit të epidemisë, ka thënë i ngarkuari i drejtorit të Institutit për shëndet publik Senad Begiq. Kjo procedurë është e definuar me ligj, që thotë se epidemia mund të përfundojë atëherë kur kalon periudha e dyfishtë e inkubacionit. Periudha nuk definohet me ligj, por me disa rregulla epidemiologjike. Kemi dy periudha inkubacioni pa raste të reja dhe në të vërtetë janë arritur kushtet që epidemia të përfundojë, ka thënë Begiq për programin e mëngjesit të transmetuesit publik. Forma juridike, siç ka sqaruar, lidhur me temë nuk ndryshon shumë, sepse rreziku për infektim akoma është i pranishëm. Përfundimi i epidemisë faktikisht nuk do të thotë asgjë. Vala e parë formalisht ka përfunduar, por masat dhe urdhrat e Ministrisë dhe rekomandimet e Instituti të shëndetit publik edhe më tej janë në fuqi, ka thënë Begiq.