Në Vuthaj filloi rrethimi i varrezave në lagjen Katundi i Sirëm (video)

Me iniciativën e bashkëvendësit tonë i cili jeton në SHBA biznesmenit, zt Shaban Mustafa Çelaj dhe të birit të tij Çelës sot filloi rrethimi i varrezave në këtë lagje të fshatit Vuthaj. Përmes një donacioni të tyre në shumë të $4000 siç informon bashkëpunëtori i portalit “Plava Gucia Sot’ nga vendlindja kjo vepër me vlerë e familjes Çelaj është vlerësuar shumë, ngase një ndërmarrje e tillë për varrezat e fshatit  ishte e domosdoshme, dhe një kujdes i tyre ndaj vendlindjes por edhe ndaj atyre që nuk janë më në mesin tonë. Duke i mirëmbajtur dhe duke u kujdesur për varrezat e të parëve nderojmë të kaluarën dhe dashurinë që ndiejmë për ato troje kudo gjendemi në çdo anë të globit.

Zt Shaban Mustafa Çelaj  së bashku me të birin  Çelë në vazhdimësi kanë reflektuar me humanizmin e tyre në shumë lëmi  për  të mirën e vendlindjes dhe më gjërë.

Duhet theksuar se punimet në rrethimin e varrezave me gjatësi rreth 450m  po i bëjnë  vullnetarisht bashkëfshatarët e lagjes Katundi i Sirëm, të cilët me kënaqësi shprehen gatishmërinë e tyre  për të kontribuar  duke përkrahur dhe vlerësuar në këtë mënyrë  donacionin e familjes Çelaj.

RESPEKT E FALEMINDERIT FAMILJES ÇELAJ .

Esad GJONBALAJ

Video:Kujtim DEDUSHAJ