Reagim i Bashkësisë Islame të Gucisë: Demant i tekstit të publikuar” Vandalizëm në varrezat e qytetit në Guci”


Beshkesia Islame e Gucisë përmes një reagimi publik të derguar në redaksi tonë, sqaron opinionin lidhur me pretendimet e vandalizimit të nje varri në varrezat e qytetit të Gucisë
:

Reagimi i plotë:

Demant i  tekstit të publikuar” Vandalizëm në varrezat e qytetit në Guci”

Të nderuar xhemat, vëllezër, miq,  Es-selamu alejkum.

Po e dërgoj një përgënjeshtrim të ashpër për tekstin e publikuar në gusinje- plav.com, si dhe për portalin “plava- gucia sot” me rastin e tekstit të publikuar “Vandalizëm në varrezat e qytetit në Guci”  të  do ta sqaroj me prova.

Djali i bashkëqytetarit tonë të shquar Hamo- Mica Pjetri, Hiljmo, i akuzon vendësit ose një person të panjohur për vandalizëm dhe  përdhosje të lapidarit të babait të tij të  djerë Hamo- Mica Pjetri, për shkak të tekstit të shkruar në ghuhën shqipe dhe simboleve kombëtare shqipetrare (shqiponja dykrenare) , të cilët janë ngjyrosur me ngjyre te zeze.

Fakti është se kjo është bërë gati dy muaj më parë ose në filim të muajit  tetor,  kur në Guci qëndrontë vëllai i Hilmit, Husko, i cili po rregullonte diqka rreth asaj varreze, ndaj me këtë rast i telefonova Hilmit dhe i thash që të mos shqetësohet më..

Ai emërton dhe akuzon  të tjerët për gjoja vandalizëm, se dikush kishte përdhosur varrin e babait të tij. Dëshiroj t’ua bëjë me dije  të gjithëve faktin se në  këto varreza janë varrosur shumë shqiptarë, mbi varret e të cilëve janë të vendosur mbishkrimet në gjuhën  shqipe, dhe janë te shënuara me simbole të  shqiponjave dhe këto mbishkrime e simbole  që disa shekuj e deri në ditët e sotme nuk e kanë shqetësuar askënd.

Një deklarate e tillë e paverifikuar dhe keqdashëse është e rrezikshme dhe dashakeqe, sepse mund të prodhojë konotacione negative në marrëdhëniet e popujve dhe kulturave tradicionale që kanë jetuar dhe jetojnë në Guci për shekuj  në harmoni dhe paqe të fqinjësisë së mirë.

Kjo posaçërisht nuk është mirë të bëhet në këtë kohë kur erërat e tmerrshme të  viteve 1990 prapë po fryjnë ne Ballkan dhe po i prishin marrëdhëniet shoqërore, dhe një akt i tillë  paraqet një substancë shumë të ndezshme dhe mund të prodhojë pasoja të pakëndshme e të padëshirueshme.

Bashkësia Islame në Guci po punon shumë për mirëmbajtjen e varrezave, ruajten e tyre, si dhe për ruajtjen e eshtrave të më të dashurve tanë.

Mund të mburremi gjithashtu se të gjithë njerëzit  nga zonat e prekura nga lufta të Kosovës, Bosnje- Hercegovinës u Kroacisë që vdiqen në Guci u varrosën këtu dhe se u trajtuan si të barabartë plorësisht.

Dallimet kombëtare dhe gjuhësore na bëjnë krenarë dhe e konsiderojme pasuri tonën më të madhe kulturore.

P.S. Hilmo, vëlla i ardhshëm, ke një këshillë. Gucianët e vjetër thuan: ” Së pari kërce  e pastaj thuaj hop”. Juve dhe familjës tuaj askush nuk do t’ju ndalojë se si do të deklaroheni dhe si do të ndiheni. Është e drejta juaj e garantuar me ligj e që e kanë edhe tek Allahu edhebtek të gjithë njerëzit.

Me respekt, Alen ef. Shaboviq, kryetar i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Gucisë