Ndërron jetë në një aksident trafiku në SHBA ushtari i ri me prejardhje nga Peja

Me datë 12 prill 2025, një aksident tragjik i ndodhur në Belton, Texas i mori jetën Fitim (Enis) Nelës, një ushtar i ri i Gardës Kombëtare Amerikane, me prejardhje nga Peja. I ndjeri ishte vetëm 25 vjeç. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe Policia e Beltonit, e cila bëri të ditur detajet e para të aksidentit: “Aksidenti ndodhi rreth orës 10:55 të mëngjesit në rrugën FM 439, pranë Lake Park Road. Fitim Nela ishte duke udhëtuar me motor bashkë me një grup motoristësh në drejtimin lindor, kur për arsye…

Lexo më shumë

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Malit të Zi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj. Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Presidentja vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në periudha të rëndësishme, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.…

Lexo më shumë