Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep përkrahje të mbijetuarve të këtyre krimeve. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila e cilëson këtë rezolutë si një zë të fuqishëm dhe të vonuar, por të domosdoshëm, në drejtim të kërkimit të drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale. “Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që…
Lexo më shumëDay: April 21, 2025
Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë: Kundër shitjes së identitetit – Beteja për Plazhin e Madh vazhdon!
Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi, për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh. “Të nderuar qytetarë të Ulqinit dhe Malit të Zi, beteja për Plazhin e Madh po vazhdon”, thuhet në videon e postuar nga Nimanbegu në profilin e tij në Facebook. “Nesër Kuvendi i Malit të Zi, synon të vazhdojë seancën për të votuar për marrëveshjen që është kundër interesave tona. Kështu nesër të mblidhemi para…
Lexo më shumëKa vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco
Ka ndërruar jetë peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco. Lajmin e ka konfirmuar faqja e tij zyrtare përmes një njoftimi publik. “Me keqardhje ju njoftojmë përmes këtij kanali për vdekjen e Monsinjor Alejandro Greco. Ceremonia mortore do të mbahet të hënën, më 21 prill, në shtëpinë mortore VICENTE SCILINGO (Forest 906) nga ora 09:00 deri në 11:00. Më pas do të bëhet përcjellja për në varrezat e Chacarita”, thuhet në njoftim. Monsinjor Greco ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në mesin e komunitetit ortodoks shqiptar…
Lexo më shumëNga rrënjët e Malësisë, drejt majave të dijes – Rrëfimi i një profesori të rrallë-REXHEP RAMË BALIDEMAJ
nga Ramiz LUSHAJ/ 1-I riu 18 vjeçar Rexhep Rama (Balidemaj) në vjeshtë ‘38 e kapërceu Adriatikun. Nga Gjimnazi i Shtetit i Shkodrës shkoi në Akademinë Ushtarake në Milano, Itali. Zgjedhja e tij ishte traditë e trollit, e kullës, e botëformimit të tij. Pushkën e kishte për fis si i kelmendas, i plavë-gucias, i martinaj. Sportin e kishte për shpirt. Zgjuarsinë e kishte genetike, natyrale, librore, jetësore, me etje e dritë.Drejt Perëndimit. Si pro-perëndimor. Kështu shkoi Rexhep Rama qyshse në “Kohën e Zogut”. Me marrë kulturë perëndimore. Me u vesh ushtarak…
Lexo më shumë