FONDACIONI “TROJET TONA”, ME MBËSHTETJEN KRYESORE TË FONDACIONIT LUKAJ, SHPËRNDAN 77,000 EURO BURSA PËR STUDENTËT SHQIPTARË NË MAL TË ZI

Fondacioni Trojet Tona, duke vazhduar misionin e tij fisnik dhe thellësisht atdhetar, ka realizuar edhe këtë vit një veprimtari me rëndësi të veçantë kombëtare. Sot, në Plavë, ky fondacion shpërndau bursa për 81 studentë shqiptarë nga trojet autoktone shqiptare në Mal të Zi, në vlerë totale prej 77,000 euro (mbi 90,000 dollarë). Ky akt fisnik përbën një dëshmi të qartë se investimi në arsim është investim në të ardhmen e kombit dhe në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në trojet tona shekullore. Kjo nismë madhore u bë e mundur falë…

Lexo më shumë

Nga Vuthajt në frontet e lirisë: historia e jashtëzakonshme e Dr. Ahmet Goçajt

Një jetë në shërbim të atdheut dhe njeriut – nga bankat e shkollës nën përndjekje, te frontet e luftës dhe spitalet ku shpëtoi jetë – Dr. Ahmet Goçaj mbetet një nga figurat më të ndritura të përkushtimit, sakrificës dhe humanizmit kombëtar. Dr. Ahmet Goçaj  Dr. Ahmet Goçaj u lind më 26 nëntor 1965 në fshatin Vuthaj, një trevë e njohur për qëndresën e saj shekullore dhe për kontributin e vazhdueshëm në luftërat për liri e dinjitet kombëtar. Vuthajt, me historinë e lavdishme dhe me traditën e burrërisë e të sakrificës,…

Lexo më shumë

HULUMTUES E STUDIUES I PASIONUAR I ARKIVAVE (1949-2025)

Hajrullah Hajdari(1949-2025) Në vendet e ish kampit socialist vetëm pas rënies së komunizmit si ideologji dhe socializmit si sistem shoqëror  hulumtimet dhe studimet shkencore përjetuan  rilindje. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ekzistonte cenzuara ideologjike që ka kufizuar hulumtimin dhe penguar publikimin e studimeve të ndryshe shkencore. Në një situatë të tillë ishin edhe shqiptarët  në Mal të Zi të cilët kanë jetuar në rrethana të tilla  shoqërore, sepse çdo hulumtim e publikim kishte koston e vet. Por, pas vitit 1990, me miratimin e pluralizmit  për hulumtuesit e…

Lexo më shumë