LAJM MORTOR NGA FAMILJA TAHIRI 

Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se sot, më 11 korrik 2026, në moshën 82-vjeçare, në Hartford, Connecticut (SHBA), u nda nga jeta më i dashuri ynë,

SHAQIR (XHEMË) TAHIRI

(i lindur në fshatin  Arzhanicës, pranë Plavës në familjen e shquar te bajraktarëve të Arzhanicës)

I ndjeri do të prehet në Pejë, Kosovë. Për datën dhe orën e saktë të ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë në këtë postim sapo të marrim informacionin zyrtar nga familja.

Të pikëlluar: bashkëshortja Raba; djemtë Florimi dhe Ferdiani; vajzat Florina, Arlina dhe Albina; reja Linda; nipat Erijoni dhe Leonardi; mbesa Roena; vëllezërit Beqiri, Sherifi, Xhema dhe Shabani; motrat Ajshja dhe Zadja, si dhe vëllazëria e gjerë Tahiri dhe të afërmit e familjes.

Redaksia e portalit Plava e Gucia Sot i shpreh familjes Tahiri ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për ndarjen nga jeta të më të dashurit të tyre, Shaqir (Xhemë) Tahiri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.