Kosova bëhet edhe me një Konsullatë në SHBA

Me qëllim të zgjerimit të pranisë diplomatike dhe fuqizimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretin për themelimin e një misioni të ri konsullor në shtetin e Teksasit në SHBA. Ky mision do të funksionojë në nivel të Konsullatës së Përgjithshme dhe do të jetë me seli në Hjuston. Dekreti është nxjerrë pas propozimit të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lexo më shumë