“ Më thirrni Gjorgj, jo kongresmen”, na tha miku i shqiptarëve, kongresmeni i mirënjohur George Latimer, në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, të organizuar nga aktivisti i respektuar, z. Valon Nikçi. Bashkë me mikun tim, veprimtarin e çështjes kombëtare Behlul Gashi, dhe aktivistë të tjerë, morëm pjesë në këtë takim shumë të vlefshëm dhe të këndshëm, ku u hapën tema të rëndësishme lokale, nacionale dhe ndërkombëtare. Angazhimi i z. Latimer për dialog të hapur dhe konstruktiv për të gjitha çështjet, përtej ndarjeve partiake, pasqyron llojin e lidershipit që forcon demokracinë amerikane…
Lexo më shumë