Anton Lulgjuraj, MALËSIA-studime e hulumtime, Shkodër, 2026 Botimet të cilët trajtojnë shqiptarët në Mal të Zi nga ana e autorëve të ndryshëm kanë marrë hov pas vitit 1990, më rastin e dështimit të ideologjisë komuniste dhe miratimin e pluralizmit politik, si kudo në vendet e ish kampit socialist, në Evropën Juglindore. Në këtë aspekt as autorët shqiptarë nuk qëndruan statik por botuan studime e botime të veçanta ku si preokupim profesional ishte trajtimi i temave në lidhje me shqiptarët në këtë mjedis nga e kaluara e deri ditët tona. Dhe nuk…
Lexo më shumëDay: October 27, 2026
Presheva në qendër të vëmendjes akademike, studiues nga trevat shqiptare diskutojnë për trashëgiminë historike dhe kulturore
Preshevë, 24–25 tetor 2026 – Në Preshevë është organizuar Konferenca Shkencore nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore – Preshevë, e cila ka mbledhur studiues, profesorë, akademikë dhe përfaqësues të fushave të ndryshme shkencore nga mbarë hapësirat shqiptare. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe studiuesi Refik Hasani, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij organizimi shkencor për promovimin, hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë historike, kulturore dhe shpirtërore të Krahinës së Preshevës. Hasani e cilësoi pjesëmarrjen në këtë konferencë si një nder dhe privilegj të veçantë, duke theksuar se takimet me studiues,…
Lexo më shumëSanxhaku dhe lidhjet me Kosovën në udhëpërshkrimin e Irbit dhe Mekenzit: dëshmitë dhe kufizimet e një burimi të shekullit XIX
I. Azizi: Kapitujt XX–XXIV të veprës së G. Muir Mackenzie dhe A. P. Irby, botuar në Londër më 1867, përshkruajnë udhëtimin nga Vushtrria e Mitrovica drejt Pazarit të Ri, Tutinit, Rozhajës dhe Pejës Kjo pjesë e veprës përmban të dhëna për vendbanimet, rrugët, administratën osmane, ekonominë, marrëdhëniet shoqërore, emërtimet e popullsisë dhe traditat gojore. Vlera e saj qëndron në ndërthurjen e përshkrimeve të drejtpërdrejta me bisedat e zhvilluara gjatë udhëtimit. Megjithatë, përdorimi shkencor kërkon dallimin ndërmjet asaj që autoret panë, asaj që dëgjuan dhe përfundimeve që nxorën vetë.…
Lexo më shumë