PAS MË SHUMË SE DY DEKADASH PËRPJEKJESH PËR SHERIM NË EVROPË, SHPRESA PËR AHMET KUKAJN U RIKTHYE NË PRISHTIN

Mjekët në Francë dhe Slloveni e kishin vlerësuar rastin si tepër të ndërlikuar për ndërhyrje kirurgjikale. Pas shpenzimeve prej dhjetëra mijëra eurosh dhe përpjekjeve shumëvjeçare të familjes, një ekip mjekësh kosovarë, i udhëhequr nga dr. Alban Olluri në QKUK, mori përsipër dhe realizoi operacionin e shumëpritur. PLAVA E GUCIA SOT Një histori e dhimbshme, e mbushur me sakrifica familjare, ankth, pasiguri dhe shpenzime të mëdha financiare, por edhe me një shpresë që nuk u shua kurrë, vjen përmes rrëfimit prekës të Ardian Kukajt për babain e tij, Ahmet Kukaj. Pas…

Lexo më shumë