Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura ditën e diel në Mal të Zi, fituan në total 6 deputetë shqiptarë. Tre prej tyre janë nga Listat Shqiptare, ndërsa 3 të tjerë janë nga subjekte malazeze, të cilat quhen parti qytetare.
Vlen të theksohet se Parlamenti malazez ka gjithsej 81 deputetë.
Këta janë deputetët që do të jenë në legjislaturën e ardhshme malazeze:
- Nik Gjeloshaj – Forumi Shqiptar
- Nikoll Camaj – Forumi Shqiptar
- Genc Nimanbegu – Aleanca Shqiptare
- Dritan Abazoviq – URA Demokratete
- Meto Zenka – UDSH (në koalicion me DPS e Gjukanoviqit)
- Drita Llolla – DPS (e Gjukanoviqit)