6 Deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura ditën e diel në Mal të Zi, fituan në total 6 deputetë shqiptarë. Tre prej tyre janë nga Listat Shqiptare, ndërsa 3 të tjerë janë nga subjekte malazeze, të cilat quhen parti qytetare.

Vlen të theksohet se Parlamenti malazez ka gjithsej 81 deputetë.

Këta janë deputetët që do të jenë në legjislaturën e ardhshme malazeze:

  1. Nik Gjeloshaj – Forumi Shqiptar
  2. Nikoll Camaj – Forumi Shqiptar
  3. Genc Nimanbegu – Aleanca Shqiptare
  4. Dritan Abazoviq – URA Demokratete
  5. Meto Zenka – UDSH (në koalicion me DPS e Gjukanoviqit)
  6. Drita Llolla – DPS (e Gjukanoviqit)