Albin Kurti dhe Gjykata Kushtetuese

Shkruan: Naim Balidemaj

VV para shtate muajve kerkoi, arbitraritet nga Gjykata kushtetuese per legjitimitetin e votes se Etem Arifit, vote kjo percaktuese per krijimin e qeverise klandestine te LDK-se dhe Abdullah Hotit.

Pas nje zvarritje shtate mujore, Gjykata Kushtetuese, pervec interpretimit, per Etem Arifin, tejkaloi kompetencat dhe pa e pyetur askush (jashte cdo norme juridike dhe morale) dha edhe nje interpretim teper naiv dhe politikisht te motivuar, se te gjithe ata qe jane denuar, per cfaredo vepre penale nuk kane te drejte te kandidojne per deputete. (Albin Kurti & CO, jane denuar me kusht, sepse mbrojten Kosoven ne Kuvend nga Zajednica e Isa Mustafes  e nenshkruar ne Bruksel, te cilen marreveshje e hodhi poshte edhe Gjykata Kushtetuese) Madje ne gjykimin e tyre me kusht nuk ka asnje ndalese shtese per veprimtarine e tyre aktive politike ne institucionet e Kosoves.

Zvarritja shtate mujore e Gjykates Kushtetues per nje vendim te kjarte, ka disa motive me te thella qe kane te bejne me kapjen politike te Gjykates Kushtetuese.

per faktin se gjykates ne Gjykaten Kushtetuese jane persona qe vijne nga politika dhe parapolitika.

Mund te flas per dy persona qe kane sherbyer ne mandate te ndryshme si konsuj gjeneral te Kosoves ne New York. Bekim Sejdiu dhe Arta Rama, njeri anetar, tjetra kryetare e Gjykates.

Bekim Sejdiu ne postin e konsulit gjeneral te Kosoves ne New York ka ardhur me bekimin e Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafes, ndersa, mepastaj, Arta Rama me bekimin e Hajredin Kucit-person me ndikim te madh te Hashim Thaci. Pas mandatit te tyre diplomatik, si persona te “perdorshem” politik te dy klaneve, Mustafa-Thaci u akupuntuan ne Gjykaten kushtetuese. Tani, duke pare ngritjen ne elektorat te VV, pa i pyetur askush vepruan sipas urdherave te padroneve te tyre, per ti ndalur hovin VV-se ne rritje enorme duke keqperdorur dhe dhunuar Kodin Penal te Kosoves.

Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese i dijne fare mire kompetencat dhe obligimet e tyre qe jane universale: Interpretimi i drejte i Kushtetutes.

Nderhyrja arbitrare e Gjykates Kushtetuese ne vendimet e gjyqesorit e deri te Gjykata Supreme e Kosoves eshte shkelje flagrante mbi drejtesine dhe mbi kushtetuten.

Gjykata me vendim te prere, denim me kusht, sipas asnje ligji ne asnje shtet demokratik nuk mund te bej denim shtese, ndalim aktiv ne institucione shteterore.

Edhe kete radhe pretendoi Isa Mustafa me sejmenet e tij, te degjeneroj  institucionin qe duhej te ishte, institucioni me kredibil i nje shteti, Gjykaten Kushtetuese.

Pyetja per Gjykaten Kushtetuese ka qene e kjarte: A eshte legjitime vota percaktuese e Etem Arifit per zgjedhjen e qeverise Hoti, mbase Etem Arifi ishte denuar me burgim sipas aktvendimit te prere te Gjykates.

Vullnetaret e Isa Mustafes, ne Gjykaten Kushtetuese, nuk jane pyetur per persona tjere shtese.

Me keto anomali shihet paniku i zhvatesve te Shtetit, per nje ndryshim te Ri dhe te madh, per te cilin ka nevoje qytetari i Kosoves.

New York

Janar 2021