KALTRINA HOTI PROMOVUESE E ARTIT ABSTRAKT NË  PLAVË E GUCI 

Prof.dr.Naser FERRI

Më 15 maj 2023 ne Qendren e Kulturës ne Guci  është hapur ekspozita personale e piktores dhe poetës znj.Kaltrina Hoti nga Hoti i Kujit me titull “Fillimi i fundit”.

Zonja Hoti ka lindur në Plavë shkollën e mesme e ka kryer në Prishtinë e më vonë familja e saj ishte shpërngulur në SHBA ku edhe ka studjuar Artin si studente e profesorit Chuck DeHaanme të cilin, si bashkautor e kishte botuar librin “WesternColoring Book”.

Është kjo ekspozita më e re në vargun e konsiderushëm të  ekspozitave deri tash të organizuara të kësaj artiste në Teksas, Florida, Nju Jork, San Antonio, Konektikat, Prishtinë, Kumanovë e Plavë, por është e para ekspozitë e organizuar ne Guci deri tash.

Ne hapje te kesaj ekspozite ishin prezent kryetarja e Komunes së Gucisë znj. Anella Çekiq, nenkryetari i komunes zt.  EdonBalidemaj, kryetari i Asamblese Komunale zt.BujarHasangjekaj, drejtoresha e Qendres  së Kulturës znj.Lejla Baliqsi dhe nje numer i madh adhuruesish te artit.

Me këtë rast edhe autori i  këtij shkrimi, i cili enkas per kete rast ka ardhur nga Prishtina në Guci, pershendeti artdashësit e pranishëm qe kishin ardhur per ta parë këtë ekspozite dhe autorën e veprave të ekspozuara artistike.

Perndryshe autorja e ekspozites znj.Kaltrina Hoti pas qendrimit32 vjeçar ne Nju Jork dhe ne Teksas të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës,  ku kishte jetuar dhe krijuar pikturat e poezitë e veta, eshte kthyer ne vendlindje ku ka ndërtuar atelien dhe ka hapurgalerine private artistike dhe me sukses merret me edukimin e femijeve të Plavës e të Gucise.

Kaltrina Hoti është artiste e shumanëshme meqë pos artit tëpikturës  një kohësisht merret edhe me krijimtari letrare dhe deritash ka botuar një varg veprash,  ne mesin e të cilave shquhenpërmbledhje poezish: Ta mora vargun, Preke ëndren, Puthjasekret, Flaka e shpirtit, Buzëqesh , Mos e prek, Vrapo pas diellitdhe disa të tjera të botuara në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Nga veprat e saja që i takojnë artit abstrakt me kolorit tëjashtzakonshëm të ngjyrave plotë jetë të dhe secila me porosi tëveçantë të krijuara deri tash shquhen: “Hiding behind the rules,” “Ersa me”, “Her soul”,”Never again”, “Cros time thinking” e shumë të tjera.

Fal veprimtarisë së saj artistike zonja Kaltrina Hoti është bërëpjesë e librit “121 foto me 121 jetë suksesi” të botuar në Ulqinnë të cilën autorja Flora Nikolla i ka prezentuar 121 personazhetë suksesshme në fushat e tyre të krijimtarisë.

Pas kesaj ekspozite autorja ka planifikuar edhe një ekspozitëpersonale ne Prishtinë.