Ortek sipër fshatit Martinaj

Martinaj 11 Janar 2021

Sot në redaksinë tonë na erdhën disa informacione të shoqëruara me foto lidhur me një ortek të madhe sipër fshatit Martinaj të Gucisë, në vendin e quajtur Sheu i Kasemajve. Fatmirësisht pasoja nuk ka fal pyllit që dobësoj forcën e këtij orteku të rrezikshëm. Zhurma që shkaktoj orteku u dëgjua edhe në fshatrat Hakaj dhe Kukaj.

 Duhet cekur se si rrjedhojë e djegieve te pyjeve viteve te fundit dhe dëmtimi i tyre nga vet ne, paraqitja e këtyre ortekëve ne këtë rajon janë shtuar. Duhet të ruajmë natyrën dhe pyjet nga dëmtimi i tyre ngase erozioni bënë të vetën duke shkaktuara edhe rreziqe të kësaj natyre./ Plava e Gucia Sot