Deputeti Genci Nimanbegu në një shkrim të tij ka ngritur edhe njëherë problemin e shëmbjes së bedemit të Kalasë së Ulqinit.
”Sot bëhet një vjetori i shëmbjes së bedemit të Kalasë së Ulqinit dhe, për fat të keq, as Komuna Ulqinit e as Ministria e Kulturës, Arsimit dhe Sporteve nuk ka bërë as edhe një hap për ta rindërtuar dhe ndalur shëmbjet tjera të mundshme”, shkruan Nimanbegu.
Ai poashtu shtin se shkaktari i kësaj shëmbjeje është objekti pa leje dhe i shemtuar në Kala rreth statusit të të cilit ende nuk ka lëvizje.
”Falë amandamentit tim, në Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2022 është paraparë shuma prej 50 000 eurosh për rindertimin e kësaj prishjeje. I detyrohemi edhe një mirënjohje Republikës së Kosovës e cila për këtë nevojë qysh vitin e kaluar ka dedikuar shumën prej 10 000 eurosh”, përfundon shkrimin e tij Nimanbegu.