Bashkësia islame e Plavë-Gucisë me seli në Nju Jork dhuron $41000 në luftë kundër koronavirusit


Bashkësia islame e Plavë-Gucisë me seli në Nju Jork i është bashkuar luftës kundër koronavirusit të ri në Mal të Zi me donacionin prej 41 mijë dollarësh.

Këtë shumë të hollash e kanë ndarë anëtarët e Këshillit drejtues të Bashkësisë islame në fjalë. Trupit nacional koordinues në luftë kundër sëmundjeve ngjitëse në Mal të Zi, këshilli në fjalë do t’ia paguaj 10 mijë dollarë, kurse 31 mijë dollarë të tjera do t’ua orientojë komunave dhe qyteteve në Veri të shtetit: Plavës, Gucisë, Murinës, Andrijevicës, Beranit, Rozhajës, Petnjicës dhe Bijello Poles, për blerje dhe furnizim me artikuj themelor jetësor për familje dhe individë në gjendje të nevojës sociale.

Bashkësia islame e Plavë-Gucisë ka bërë me dije se ky është vetëm fillimi i ndihmës Malit të Zi në pengimin dhe zmbrapsjen e kësaj sëmundjeje infektive.

Kjo shoqatë ka shkuar edhe një hap më larg në aktivitete humane dhe ka paralajmëruar që në mediat në Nju Jork, si dhe përmes rrjetave shoqërore do t’u bëjë apel njerëzve tanë në Diasporë në SHBA, t’i përgjigjen ftesës dhe ta ndihmojnë shtetin e vet amë, qendrat medicinale në Mal të Zi dhe popullatën prej komunave nga të cilat rrjedhin.

Me falënderim në faktin që Bashkësia islame e Plavë-Gucisë, nga vatra e sëmundjes, siç është Nju Jorku, mendon për shtetin e vet amë, Drejtoria e Diasporës përshëndet këtë gjest human me rëndësi dhe vlerë vërtetë të madhe për Malin e Zi, në këto momente të vështira të betejës kundër pandemisë Covid-19.

Shaban Hasangjekaj