BOTA INTELEKTUALE E PLAVË GUCISË Në këtë rubrikë të nderuar…

BOTA INTELEKTUALE E PLAVË GUCISË

Në këtë rubrikë të nderuar vizitor të faqes tuaj Plava e Gucia Sot, ne në vazhdimësi do u njohim me botën intelektuale të trevës tonë, Plavë Gucisë
Ne në vazhdimësi do e pasurojmë këtë rubrikë me personalitete të botës intelektuale të trevës tonë qe kan lene gjurme te pa shlyera ne rrafshin intelektual mbarëkombëtar, por edhe me intelektual tonë qe ushtrojnë profesionet e tyre intelektuale ne tërë globin. Andaj ju apelojmë qe mundësisht që të gjithë pa dallim të bashkëpunojmë për pasurimin e Rubrikës tonë të përbashkët BOTA INTELEKTUALE E PLAVË GUCISË.

SADRI AHMETI
poeti i pikturës

Sadri Ahmeti (1939 – 24/06/2010) lindi në Vuthaj të Plavës – nën Mali te Zi me 1939, një fshat nga i cili kanë dalë shumë krijues e artistë me emër në kulturën shqiptare.

Pas shkollimit të mesëm emigron në Shqipëri në vitin 1957 ku edhe nis kalvari i tij jetësor. Ishte e vështirë për një artist si Sadri Ahmeti të mbetej i lirë, mik u ngushtë i Bilal Xhaferrit, Sadriu njihej nëpër rrethet kulturore të Tiranës për guximin e tij në fjalë. Nuk vonon e arrestohet kur ishte student në Akademinë e Arteve, dënohet me burg e pastaj me internim që nga minierat e Spaçit në kantieret e Elbasanit. Pas viteve ’90 përfundon studimet e lëna përgjysmë ne Akademinë e Arteve, që ia pat ndërprerë burgu, një ëndërr e mbetur përgjysmë, pasi ky poet është edhe një piktor i njohur e një nga akuarelistët më të mirë shqiptarë. Pas viteve ’90 boton këto libra : “Një e qeshur harbon nëpër errësirë”, “Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok”, “Masakra e Tivarit”, “Aisbergu i preludit të katastrofës”, “Vallja e katrahurave”, “Kalëroj rreth botës mbi re”, “Tek lahem në dritën e Hënës”, “Loz era me gjethet e vjeshtës sime”, “A do mund të takohemi nesër ?” si dhe librin me prozë “33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës”.

Leave a Comment