Jakov Milatoviq, president i Malit të Zi, nuk ka dekretuar ligjin me të cilin parashihet që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtimin e objekteve turistike dhe banimi. Në seancën e 23 prillit, Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit të Pasurive të Paluajtshme midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmbajtja e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
NXËNËS (KURSANTË) TË GJUHËS SHQIPE NGA ROZHAJA VIZITOJNË DEÇANIN (Video)
Në kuadër të gjuhës dhe kulturës shqipe, nxënës nga Rozhaja kësaj radhe vizituan Qendrën Rinore dhe Kullën e Mazrekajve, për t’u njohur me trashëgiminë dhe kulturën e lashtë shqiptare. Këta nxënës patën rastin dhe privilegjin të prekin me dorë, të shohin me sy dhe të ndjejnë shpirtërisht trashëgiminë e trungut të tyre. Krahas kursit të gjuhës shqipe, këta nxënës kanë filluar të ndjekin edhe kursin e valleve shqipe. Mësimet po i marrin nga koreografi Genc Tetaj, i cili udhëton javë për javë nga Deçani në Rozhajë. Të gjitha këto aktivitete…
Lexo më shumëKryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë për biznesmenin nga Kosova, Naser Ramaj, i akuzuar për evazion fiskal. Ky lajm është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga qeveria e Malit të Zi. Qeveria e ish-kryeministrit, Dritan Abazoviq, ia kishte dhënë Ramajt shtetësinë e nderit në vitin 2023, me arsyetimin se ai ishte një nga investitorët e kompleksit “Porto Budva” me vlerë prej 80 milionë eurosh. Prokuroria e akuzon atë dhe…
Lexo më shumëGrenlanda në fokusin e gjeopolitikës amerikane
Nga rikthimi i Trampit në pozitën e presidentit të SHBA-ve, ai publikisht ka deklaruar idenë e zgjerimit territorial të SHBA-ve, duke theksuar Kanadanë, Kanalin e Panamasë e Grenlandën. Po ashtu ka paraqitur idenë e ndryshimit të emërtimit të „Gjirit të Meksikës“ në „Gjiri i Amerikës“. Deklarata e tillë e presidentit Tramp ishte befasi, sepse deri më tash asnjë president amerikan nuk është deklaruar kundër pavarësisë e integritetit të vendeve sovrane, që ka nxitur reagimin e opinionit në vendet e ndryshme Nail Draga Grenlanda, ujëdhesa me e madhe në botë, është…
Lexo më shumë“Mbrojtja e Plazhes së Madhe do të vazhdojë edhe më intenzivisht me heronjtë e kësaj beteje – popullin e Ulqinit”
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka reaguar ashpër pas një votimi të zhvilluar në orët e vona të natës në Kuvendin e Malit të Zi, duke e quajtur atë një shkelje të rëndë të normave demokratike dhe një hap pas në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Nimanbegu kritikon mënyrën e zhvillimit të seancës dhe vendimin e marrë, që sipas tij cenon rëndë interesat e qytetarëve të Ulqinit dhe mjedisin natyror të zonës. Ai nënvizon se vendimi është marrë…
Lexo më shumë