Nga: prof Dr Naser Ferri Shaban Ferri, biri i Hasanit, nipi i Jakup Ferrit ështe nje nga tre anetaret e familjes Ferri bashkë me gjyshin e tij Jakupin dhe babain Hasanin, te cilet Presidenti i Shqipërisë dr.Sali Berisha i ka dekoruar per veprimtari patriotike e arsimore. Për merita të veçanta në hapjen dhe sherbimin në shkollen shqipe këndej e andej kufirit shqiptare para dhe gjate Luftës së Dytë Botërore Shaban Ferri ishte dekoruar me Urdherin “Naim Frashëri”. Shabani ishte lindur ne Plavë në vitin 1893. Pas shkollimit ne Shkodër e në…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
U mbajt Panairi Vjeshtor i Bashkësisë Shqiptare ne Bosnjë e Hercegovinë
Me datën 22.10.2023. Me sukses u mbajt Bazari vjeshtor në Seli të Bashkësisë shqiptare ne Bosnjë dhe Hercegovinë. Bazarin e nderuan edhe musafirë eminent, zotëri Atdhe Prelvukaj, këshilltar për diplomaci ekonomike në Ministri të Punëve të Jashtme e Diasporë të Republikës së Kosovës, ambasadorë e diplomatë të lartë të BeH, akademikë e profesorë të shquar të BeH si dhe anëtarët tonë të nderuar të Bashkësisë sonë prej të gjitha qyteteve te BeH që përkrahën me gjellëra specialitete e ëmbelsira prej Kosovës, Prizrenit, Gjakovës, Prishtinës, Ulqinit, Gostivarit, Dibrës, Tiranës, Shkodrës e…
Lexo më shumëSeanca e Kuvendit malazez javën e ardhshme: Pritet themelimi i qeverisë
Seanca e Kuvendit të Malit të Zi, ku duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re, me shumë gjasa do të mbahet javën e ardhshme, mëson Portali RTMZ. Pritet që Partia Popullore Socialiste të bëjë propozime për ministra dhe kryeministri i ardhshëm Millojko Spajiq të bëjë një fjalim. Sipas RTMZ, as Forumi Shqiptar nuk ka paraqitur kandidatët për ministra. Është paralajmëruar se do të mbahet seanca e Kryesisë së SNP, ku do të diskutohet për formimin e Qeverisë dhe do të zgjidhen kandidatët për ministra. Ministria e Bujqësisë…
Lexo më shumë111 vjet nga pushtimi serb i Prishtinës, Kurti: Një nga ditët më të errëta në historinë e shqiptarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar 111-vjetorin e pushtimit serb të Prishtinës, duke thënë se data 22 tetor e vitit 1912, shënon një nga ditët më të errëta në historinë moderne të shqiptarëve dhe të Kosovës. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se atë ditë, 111 vjet më parë, njësitet çetnike serbe dhe ushtria e rregullt e Serbisë e pushtuan Prishtinën dhe vranë mijëra shqiptarë civilë. “Katër ditë më parë, më 18 tetor 1912, rreth 255.000 ushtarë serbë të ndarë në tre grupime u nisën në sulm…
Lexo më shumëHaradinaj fton faktorin shqiptar në Mal të Zi të harmonizohet me politikën e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi të harmonizohen me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në rajon, në dritën e përpjekjeve për të shtyrë përpara procesin e formimit të qeverisë së re malazeze pas ngërçit institucional atje. Haradinaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” të dielën, ka thënë se sa i përket zhvillimeve politike në rajon dhe më gjerë, shqiptarët gjithmonë kanë qenë në linjë me politikën e…
Lexo më shumë