Gjeka: Nga buxheti shtetëror Ulqinit do t’i takojnë 0.12 për qind

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka deklaroi se nga Buxheti i Malit të Zi gjatë vitit 2022 Ulqini do të fitojë rreth tre milion euro.

“Nëse llogaritet në përqindje, atëherë bëhet fjalë për 0,12 për qind, që dëshmon për kujdesin e pamjaftueshëm të organeve kompetente lidhur me ndarjen e mjeteve nga buxheti për vitin e ardhshëm”, tha ai. Siç shtoi, Ulqinit i dedikohen vetëm dy projekte, Kino Salla dhe ndërtimi i Bulevardit. “Mirëpo, këto projekte datojnë prej kohësh: i pari tre vjet, i dyti tash 20 vjet. Qytetarët e Ulqinit humbën shpresën që diçka e mirë do të ndodh për ato gjatë viteve të ardhshme, ndërsa planet tuaja vërtetojnë që të mirat do të jenë të pakta”, theksoi Gjeka