Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” Ulqin, do të shënojë 31-Vjetorin e themelimit

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të shënojë 31-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast do të shfaqet dokumentari “30 vjet kulturë” dhe do të ndahet Çmimi Tradicional i “Art Club”-it.

Aktiviteti do të mbahet të martën, më 28 dhjetor 2021, ora 12:00, në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza”.

Ju ftojmë që të merrni pjesë dhe ta pasqyroni këtë veprimtari kulturore në mediat Tuaja.