Në Nju Jork u kremtua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Nju Jork – Në një atmosferë festive dhe plot emocion patriotik, në Nju Jork u organizua pritja me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Sipas postimit të Ambasadorit Blerim Reka, në këtë ngjarje madhështore morën pjesë bashkëatdhetarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Konektikëti, të cilët së bashku kremtuan ditëlindjen e 18-të të shtetit më pro-amerikan dhe më demokratik në rajon. Ambasadori Reka theksoi rëndësinë e unitetit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e shtetësisë së…

Lexo më shumë

Presidenti Trump uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në letrën e tij drejtuar Presidentes, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë…

Lexo më shumë

17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë së Kosovës, guvernatorja: Shqiptarët dhanë kontribute të rëndësishme këtu

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se shteti i Arizonas e ka njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. “Duke marrë parasysh se Shteti i Arizona-s ndihet i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjithë shtetin në përkujtimin e 17 shkurtit 2008 si Dita e Pavarësisë së Kosovës; dhe duke marrë parasysh se më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, duke treguar vendosmëri të palëkundur, shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj në Prishtinë. Ky akt historik, i bazuar në parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes, shënoi një…

Lexo më shumë

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se kur është puna për UÇK-në, nuk ka parti politike. Ai për marshin e së martës që do të mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se që ky marsh është i drejtë. “Përveç kësaj, motoja e atij është shumë qëlluar. Është jo politikë, por drejtësi, duhet për ne, për Kosovën, por të gjithë ata të cilët po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Pjesëmarrja po duket që do të jetë e…

Lexo më shumë

Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Blerim Reka në “Vatra” – Nju Jork

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasadori, Shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka ndarë momente nga eventi i organizuar me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në shoqatën panshqiptare Vatra në Nju Jork. Në mesazhin e tij, Ambasadori Reka thekson rrugëtimin historik të popullit të Kosovës: “Pas një shekull kolonializëm, aparteid dhe gjenocid të Serbisë kundër shqiptarëve, sot Republika e Kosovës, shteti më i ri evropian, është vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në Ballkan.” Ai vlerësoi…

Lexo më shumë