Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin e anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi. Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Lexoni të plotë postimin e ministrit Maqedonci: Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer amerikan me…

Lexo më shumë

Kur humanizmi bëhet histori: Zymer Sinanaj nderohet nga Presidentja Osmani

Sot, me një krenari të veçantë, familja dhe komuniteti i Plavës e Gucisë njofton se aktivisti dhe bashkëvendasi ynë i dalluar, Zymer Sinanaj, është dekoruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, për kontributin e tij human dhe shoqëror. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Driton Sinanaj. Në një mesazh në rrjetin social në facebook , Dritoni shprehu: “Sot ndjej një krenari të veçantë si djalë, jo vetëm për këtë shpërblim të babait tim, por për vlerat njerëzore që ai përfaqëson. Mirënjohja që ka marrë…

Lexo më shumë

“Ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit”, Kurti i shkon në vizitë kombëtares para finales me Turqinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para kësaj sfide historike përballë Turqisë. Fillimisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurti, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar. Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryeministri Kurti i uroi Dardanët për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi deri në…

Lexo më shumë

Ai që zgjodhi vendlindjen mbi karrierën – historia e Prof. Rizë Prelvukaj

Me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Prof. Rizë (Meli) Prelvukaj, kjo biografi është përgatitur si një homazh i përulur dhe i denjë për jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij të pavdekshme, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arsim dhe në çështjen kombëtare. Prof. Rizë (Meli) Prelvukaj (1946–2006) Profesor, pedagog, intelektual dhe atdhetar i shquar nga Martinajt e trevës së Plavës dhe Gucisë Prof. Rizë Prelvukaj lindi më 20 shtator 1946, në fshatin Martinaj të Gucisë, në një familje me tradita të…

Lexo më shumë