“Promovimi i Kulturës Shqiptare” pa pjesëmarrjen e shqiptarëve në Guci

Në Qendrën e Kulturës në Guci, në organizim të JU Qendrës për Ruajtjen e Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, është promovuar Antologjia e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi, me titullin “Svi naši” (Të gjithë tanët). Dhe kjo ishte një lajm i mirë, nëse nuk do të ishte organizuar në gjuhën sllave nga joshqiptarët me folës (dr. Drago Došljak, Dimitrov Popović dhe Salko Luboder), madje edhe me moderatore joshqiptare (Amra Tahirović). Meqë autori ose autorët e kësaj antologjie nuk përmenden fare në…

Lexo më shumë

Në vend të luleve tek vorri i Gjergj Fishtës

Nëna ime me 3 ditë shkollë na këndonte disa këngë të vjetra të cilat ia kishin mësuar murgeshat në Theth të Dukagjinit. Nuk kishte ide se kush i ka shkruar. Në vitet 70-ta në Guci shërbeu frati i urtë Patër Kola Berishaj, nxënësi i Patër Gjergj Fishtës. Frati intelektual, mbledhes i folklorit, filozof, i dashur nga krejt popullata e Gucisë. Në moshë të re isha xhakua në kishën tonë. Ai më mësoi të shkruaj poezi, vjersha, këngë. E kishte pa talentin tim dhe nga edukatoret që kam pasur, ai padiskutim…

Lexo më shumë

Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2023’

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’. Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Ata kënduan të katërmbëdhjetët me radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtete finaliste.https://www.youtube.com/embed/748J3WWznds?feature=oembed Shtetet tjera që arritën të kualifikoheshin janë: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia. Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në…

Lexo më shumë


LAJM MORTOR NGA FAMILJA KUPI

Me pikëllim të thellë, njoftojmë gjithë farefisin dhe miqtë, se më i dashuri ynë,  Alban Gani Kupi,  i lindur më 11 mars 1971 në Krujë, Shqipëri, papritmas ndërroi jetë në New York të ShBA-ve, më 11 maj 2023. E pamja për të ndjerin do të hapet të Shtunën , me datë 13 Maj 2023, prej orës 2 pm deri në ora 7 pm në Pizzi Funeral Home, New Jersey. Ndërkaq, varrimi i të ndjerit do të bëhet të Hënën, më 15 Maj 2023 . Trupi i të ndjerit niset nga…

Lexo më shumë

Në Guci do të hapet Ekspozita e piktores Kaltrina Hoti

Duke vazhduar me punën e saj të frytshme në fushën e pikturës, piktorja e mirënjohur Kaltrina Hoti do të hapë ekspozitën e saj në Qëndrën për Kulturë Guci më datën 15 maj 2023, në orën 20:00. Ekspozita titullohet “Fillimi i Fundit”. Ajo do të jetë e hapur deri më datën 19 maj. Gjatë kohës që ekspozita zgjat, piktorja e nderuar do të pikturojë një kryevepër së bashku me një pjesë të nxënësve të shkollës fillore. Ju jeni të mirëseardhur!

Lexo më shumë