Ulqin: Aprovohet ligji për kthimin e pronave të konfiskuara të Valdanosit

Në  Këshillin ligjdhënës të Kuvendit të Malit të Zi është shqyrtuar dhe është votuar pro për Propozimligjin mbi menjanimin e pasojave të kthimit  të pronës në gjirin e Valdanosit. Deputeti Genci Nimanbegu si propozues e ka prezantuar para ktij këshilli Propozimligjin, duke perseritur ne teresi procesin e marrjes se padretjë te prones  ne  Valdanos në vitin 1978, kur as nuk janë pyetur shumë, dhe as nukkanë pasur të drejtë të ankohen në këtë Vendim.

“Ligji për Kthimin e të Drejtave të Pronës së Konfiskuar dhe Kompensimin, I miratuar diku në vitin 2002/03, krijoi kushtet për kthimin e ullishtave, pyjeve, tokave pyjore ish-pronarëve dhe rreth dhjetëra pronarë kanë nisur proceset e kthimit në bazë të këtij ligji, dhe në vitin 2006 janë sjellë dhjetë ose njëmbëdhjetë vendime  per kthimin e tokës në ullishtë dhe Valdanos.  Pastaj, në vitin 2007, u miratua plotësimi I këtij ligji, për të cilin jemi të bindur se ka pasur efekt prapaveprues dhe e bëri të pamundur vazhdimin e këtyre proceseve. Kjo e bëri të pamundur që pronarët të fillonin procedurat edhe sipas Ligjit për Shpronësim”, Theksoi deputeti Nimanbegu. Ai tha se nevoja për ligjin që ka propozuar është edhe arsyeja se kanë kaluar më shumë se 43 vjet që nga marrja e asaj prone, dhe kjo është mënyra e vetme që të gjithë pronarët të përfshihen dhe ata të vijnë deri te pronat e veta.

“Aktualisht, ekziston vetëm një procedurë me rreth tridhjetë pronarë që kërkojnë kthimin e pronës, që do të thotë se ka rreth 204-206 ish-pronarë dhe dy bashkësi fetare, dhe  në total ka  973 mijë metra katrorë dhe rreth 18 mijë rrenje ulliri”, tha ndër të tjera deputeti Genci Nimanbegu gjatë prezantimit të Propozimligjit mbi menjanimin e pasojave të kthimit  të pronës në gjirin e Valdanosit në Këshillin Ligjdhënës të Kuvendit të Malit të Zi./ Tv Teuta