Bergedorfer Zeitung: Xhevat Qosaj ”Eisige Liebe” dashuria për akullore rigjallëron bazën ekonomike të qytetit tonë

Bergerdorf, Gjermani

Gazeta lokale e këtij qyteti ia ka kushtuar një artikull të veçantë suksesit të bashkëvendësit tonë Xhevat Ali Qosaj

Në artikullin e gjatë të botuar në këtë gazete përshkruhet suksesi i afaristit të  suksesshëm shqiptarë në ketë qytet. Fokusimi i gazetarit të gazetës “Bergedorfer Zeitung” ka të bëj me lokalin e ri që Xhaviti e ka hapur kohëve të fundit në qytetin ku ai jeton. Gazeta vëmendje të veçantë i ka kushtuar rikthimit të afaristit tonë në këtë qytet me një veprimtari tjetër, nga ajo qe ai ushtronte për një kohë të gjatë në sheshin kryesor të këtij qyteti. Duhet cekur se Xhevati në sheshin kryesor të  qytetit Bergerdorf  për një kohë  me se 20 vjeçare ishte pronar i  njërit nga  restorantet më ekskluzive dhe më të famshëm të zonës. Rikthimin e tij gazeta e sheh si një ringjallje dhe rilindje ekonomike të sheshit kryesorë Bergedorfit bazuar në sukseset e shumta të Xhevatit.

Ky  është vetëm  një artikull në vazhdën e dhjetëra shkrimeve të gazetave gjermane kushtuar sukseseve të bizneseve të bashkevendasit tonë.

Periudha e pandemisë nuk i ndaloj dot vrullin dhe ambiciet  që biznesmeni i suksesshëm në ketë periudhë të hap edhe tri lokale të reja. Po ashtu Xhavati është pronar i 6 lokaleve të cilat ushtrojnë veprimtari të shitjes së akulloreve ekskluzive të punuara nga recetat e tij private . Dashuria dhe pasioni për një veprimtari ekskluzive bëri të vetën që prodhimet e akulloreve të jenë pa konservante dhe siç thekson Xhaviti, të gjithë përbërësit e akulloreve janë të punuar prej prodhimeve të zonës, gjegjësisht të këtij rajoni të Gjermanisë . Ice Caffet e shijshme dhe akulloret kane pushtuar orekset e veçanta të prodhimeve te ”Eisige Liebe” me pronar Xhevat Qosaj.

Përndryshe Xhevat Ali Qosaj, është me origjinë nga fshati Vuthaj, komuna e Gucisë dhe gjithnjë si komunitet i trevës tonë e kemi pranë  ne çdo nismë dhe aksion me kontributet e ti për Plave Gucinë dhe të mirën e trevës tone.

Si prind i përkushtuar dhe baba i tre fëmijëve së bashku me bashkëshorten Ardianën, edhe emërtimin e bizneseve e ka bërë me inicialet e fëmijëve E L  ”Eisige Liebe” që nënkupton emrat e fëmijëve Eliona, Elsina dhe Loniku.

Dashuria dhe pasioni im për akulloret ekskluzive dhe familjen time, përfundon Xhevat Ali Qosaj, janë preambulë e jetës time.

Esad GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot

Xhevat Qosaj