Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasadori dhe Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, z. Blerim Reka, ka njoftuar se edhe sivjet Senati dhe Asambleja e Shtetit të New Yorkut, me rezolutë legjislative (923/2026), kanë nderuar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Rezoluta konstaton kontinuitetin historik të Kosovës që nga Dardania antike, thekson se pavarësia e saj u arrit përmes luftës çlirimtare dhe ndërhyrjes së NATO-s, si dhe vë në pah progresin demokratik të Kosovës ndër vite.
Po ashtu, dokumenti rikonfirmon partneritetin e fuqishëm të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme amerikane për shtetin e Kosovës.
Thank you USA! 🇽🇰🇺🇸