Mali i Zi është duke u “kalbur institucionalisht”, zgjedhjet e reja duhet të mbahen urgjentisht, tha presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Ai fillimisht rikujtoi se Qeveria është në një mandat teknik, pa besimin e shumicës së deputetëve dhe presidenti është në muajt e fundit të mandatit gjersa gjyqësori po funksionon me ushtrues detyre. “Kjo është një kalbje institucionale: qeveria ka humbur legjitimitetin e saj, parlamenti ruan homogjenitetin e 41 deputetëve për një temë të revanshizmit ndaj qeverisë së mëparshme. Një vend i tillë nuk është në gjendje të…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Pas votimit të Qeverisë së Serbisë, Kamberi: Qeveri autoritare dhe e diskriminimit të pakicave
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re të shtetit serb. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas votimit të Qeverisë serbe. Ai ka thënë se kjo nuk është qeveri e re, por e njëjta qeveri sikurse e kaluara, shkruan Demokracia.com. Sipas Kamberit, kjo është qeveri e vazhdimësisë e cila është autoritare dhe diskriminuese ndaj pakicave. Reagimi i plotë i Kamberit, pa…
Lexo më shumëSerbia diskriminon Luginën, liderët preshevarë tregojnë çfarë u premtoi Escobari
Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga pushteti serb. Liderët shqiptarë të kësaj ane, ditë më parë u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kërkuan që çështja shqiptare e Luginës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në transmetuesin publik tha se kanë marrë zotim nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që ai do t’i sugjerojë kolegut të tij evropian Miroslav Lajçak një takim me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës. “Kemi marrë zotimin nga Escobar se…
Lexo më shumëKurti nuk tërhiqet: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat. Këtë Kurti e ka bërë të ditur para mediave sot (e martë), pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë. “Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet…
Lexo më shumëNga Kosova në Bosnje veç me letërnjoftime, gëzohen hasjanët |Video
Ndërkohë që kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza drejt Evropës, një regjim i ashpër i vizave ekziston edhe me Bosnjë e Hercegovinën. Megjithatë, ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar të premten një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve. Kjo më së shumti është mirëpritur nga hasjanët që punojnë e jetojnë me dekada në Bosnjë dhe kanë krijuar familje në atë vend. Ata e kanë mirëpritur lajmin se më nuk do të kenë nevojë të pajisen me viza për të udhëtuar për në Kosovë…
Lexo më shumë