Shoqata “Kraja” në New York shpërndan ndihma financiare për studentët nga Kraja

Shoqata “Kraja” në mbledhjen e saj të datës: 6.06.2020, për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19, mori vendimin që këtë vit akademik (2019/2020) për studentet/tat që kanë konkurua në bazë të konkursit të shpallur nga Shoqata “”Kraja”, gjithë ashtu duke u bazuar në buxhetin financiar të saj, u mor vendimi që këtë vit të ndahet një shumë financiare sado modeste të jetë që është një mundësi dhe motiv shtesë që studentët të vazhdojnë me sukses dhënien e provimeve, në sferat-drejtimet të cilat ata studiojnë, mbase nuk mund ta quajmë bursa për studenta, sepse në parim bursa është mbështetje financiare më e madhe. Me këtë rast përfitues të kësaj ndihme janë të gjithë ato kandidat që plotësuan formularin dhe dokumentat përkatëse.

Kjo rënie financiare për këtë vit akademik u krijua për shkak të dukurisë së koronavirusit dhe ndalimit të shumë aktiviteteve që shoqata zhvillon brenda programit të saj, prej ku grumbullohet një shumë e konsiderueshme financiare për shtim-buxhetin e saj.

Me këtë rast nga udhëheqësia e shoqatës dhe nga këshilli i përgjithshëm i saj, pjesmarrës në këtë mbedhje dhe mbështetur nga ata që nuk patën mundësi të jenë prezent, me vota të përgjithshme, unanimisht janë mbështetur të gjithë studentët të cilët kanë aplikuar në bazë të konkursit të paraqitur nga shoqata. Këtu duhet cekur se të gjithë studentët, gjithsejt dymbëdhjetë (11+1=12), 11 të aplikuar në bazë të konkursit dhe 1 shkollim i përgjithshëm nga shoqata, ndihma ndahet në bazë të buxhetit që shoqata posedon, ku është bërë seleksionimi i studenteve/tave në tre (3) llojë vlere (shumës) në dollarësh, ku:

-Ndihmë prej $2000 përfiton një (1) studente-shkollim i përgjithshëm financuar nga shoqata

-Ndihmë prej $500 përfituan dy (2) studente/të dhe

-Ndihmë prej $300 përfituan nëntë (9) studente/të.

Ma këtë rast nuk na mbetëtë gjë tjetër vetëm të i përgëzojmë të gjithë studentet dhe studentat të cilët përfituan këtë ndihmë sado modeste që është, nga Shoqata “Kraja” për vitin akademik (2019/2020) dhe njiherit i përgëzojmë të gjithë ata studente/të që konkuruan, i plotësuan kriteret e kërkuara me konkurs dhe me merit fituan mkëtë ndihmë nga Shoqata “Kraja”.

Një repsekt dhe mirënjohje të veçant duam po ashtu të përcjellim edhe për prindërit dhe familjet tuaj të dashur studente dhe studentë, që ju kanë mbështetur në këtë rrugë të suksesshme të pëfitimit të dijes, sepse pa përkrahjen dhe mbështetjen e tyre nuk është e lehtë të niset një rugëtim i tillë shkollimi.

Të gjithë Këshilltarët dhe udhëheqsia e Shoqatës “Kraja”, përfituesve të kësaj ndihme, u urojnë suksese në vitin akademit, pa lënë anash edhe atyre që nuk paten rastin-fatin të përfitojnë për vitin akademik 2019/20.

Suksese dhe rrugëtim të mbarë në nxënije-dije!