Në Zogaj të Ulqinit shëmbet objekti ilegal i Kishës serbe

Një objekt  i ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Malin e Brisë, fshati Zogaj në Komunën e Ulqinit u rrënua sot në mëngjes, ku gjatë shembjes ishin të pranishëm edhe forcat e policisë.

Siç shkruahet në faqen e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm të Malit të Zi, objekti është ndërtuar në kundërshtim me ligjin, transmeton Ulqini Online.

Po Kisha serbe në vitin 2005 me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi kishte vendosur një kishë metalike në majen e Rumisë pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi. Kisha e metaltë vazhdon të qendrojë në majen e Rumisë edhe sot përkundër debati të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve.