Zv.Kryeministri Gjeloshaj dhe Ministri Dukaj vizitë pune në Komunën e Gucisë

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj dhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, kanë zhvilluar sot një vizitë pune në Komunën e Gucisë.  Në një bisedë me kryetarin e Komunës, Sanell Baliq, Gjeloshaj theksoi rëndësinë që ka kjo komunë për Malin e Zi, si dhe potencialin e madh për zhvillimin e turizmit.  Gjeloshaj tha se përmirësimi i infrastrukturës së transportit është një stimul i rëndësishëm për valorizimin e potencialit turistik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve të kësaj zone.  Ministri Dukaj u shpreh i kënaqur për…

Lexo më shumë

Raportohet se një alpinist nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Valbonës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për alpinistin nga Kosova që dyshohet se ka vdekur në Valbonë. TopChannel ka raportuar se një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë të premten. Sipas raportimeve, alpinisti nga Kosova është rrëzuar në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor për çka është e pamundur nxjerrja e trupit përmes helikopterit. Është kërkuar ndihma e grupit “Alpinistët nga Kosova” për ta nxjerrë trupin.…

Lexo më shumë

Riformatohet qeveria e Malit të Zi – dy ministra prorus dhe tre ministra shqiptarë

Partia proruse, Fronti Demokratik (DF) dhe Partia Boshnjake (BS) kanë hyrë në Qeverinë e Malit të Zi, pasi Parlamenti votoi më 23 korrik për riformatizmin e ekzekutivit. Me propozim të kryeministrit Milojko Spajiq, deputetët votuan për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë së 44-të të Malit të Zi. Me hyrjen e këtyre partive, Qeveria e Malit të Zi tani do të ketë 32 anëtarë – Qeveria më e madhe në historinë e shtetit, raporton vijesti.me. Ministrat shqiptarë kanë ruajtur pozitat e tyre si dhe ministrat nga radhët e komuniteteve të tjera. Nik…

Lexo më shumë

F T E S Ë: Në Pejë do bëhet promovimi I veprave te prof Dr Naser Ferrit

Të marten, me 23 korrik 2024, me fillim në 19:00, në ambientet e Hamamit të Haxhi Hysen Beut në Pejë, do të bëhet prezantimi publik i dy veprave të reja të autorit pejan me origjine nga Plava, arkeologut Prof. dr. NASER FERRI.Në vepren “Peja gjatë antikitetit”, janë përfshirë të gjitha monumentet epigrafike, monedhat ilire dhe romake, si dhe mbetjet relevante arkitektonike të kohës romake të gjetura në rajonin e Pejës, nga fundi i shekullit XIX deri në ditët e sotme. Libri shtrinë periudhën kohore nga shekulli II p.e.s. deri në…

Lexo më shumë

Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të kontrabandistëve të thesareve nënujore

Mali i Zi, me një vijë bregdetare prej 300 kilometrash të gjatë dhe me 2.440 km² det, nuk ka rregulla që i mbrojnë ujërat e tij dhe pasuritë nënujore.“Kjo është arsyeja përse Mali i Zi është bërë El Dorado për grupe dhe individë që mund të zhyten në pjesën e tij të Adriatikut pa asnjë kontroll, të nxjerrin eksponate arkeologjike, t’i qesin jashtë vendit dhe t’i shesin në tregun e zi”, thotë zhytësi Vesko Mijajlloviq për Radion Evropa e Lirë.Ai është drejtor i Qendrës Rajonale të Zhytjes për Çminimin Nënujor…

Lexo më shumë