Me rastin e ndarjes nga jeta e më te dashurit tonë Afrim ( Selim) Gjonbalaj Njoftojmë komunitetin se të dielën më 18 Shtator 2022,mirëpresim vizita ngushëllimi (për burra dhe gra) në Albanian Islamic Cultural Center , Staten Island, NY duke filluar nga ora:10:00 AM deri ne ora 4:00 PM 307 Victory Blvd, Staten Island, NY 10301 Tè pikëlluarit: Baba Selimi, Vëllezërit Agimi dhe Arbeni si dhe farefisi i gjerë Gjonbalaj. Familjes GJONBALAJ redaksia e portalit tonë I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta
Lexo më shumëCategory: Lajmet
DEKORIMET IDEOLOGJIKE NË SHQIPËRI ENDE TË PA SHFUQIZUARA
Në vendet e ish kampit socialist, dukuria e dekorimit ishte bërë pjesë e politikës shtetërore, duke vlerësuar punën dhe të arriturat në veprimtaritë e ndryshme ku përveç individëve vendas janë dekoruar edhe shtetas të huaj. Fjala është për dekorimin e individëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në LDB të cilët sipas tyre kanë merita të mëdha në fitorën e ideologjisë komuniste. Ne këtë aspekt nuk bën përjashtim as Shqipëria që dëshmohet me vendimin nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar me 5 shtator 1945 ku Janë dekoruar individë nga Jugosllavia, ku një numër i tyre janë dëshmuar…
Lexo më shumëIntervistë e Esad Gjonbalaj dhënë gazetës illyria
Intervistë me Esad Gjonbalajn, aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës 06/02/2017 Si e vlerësoni aktivitetin e i Fondacionit Plavë Guci në New York gjatë kohës sa keni qenë kryetar? Sa unë isha në kryesinë e Fondacionit Plavë Guci (FPG), si sekretar dhe pastaj kryetar (2011/2015), fondacioni kishte arritje të mëdha në çdo aspekt të veprimtarisë dhe angazhimeve. Sukses domethënës ishte afrimi i intelektualëve dhe botës së biznesit rreth FPG-së dhe shtimi i jashtëzakonshëm i anëtarësisë si asnjëherë më parë, por kuptohet se as unë nuk isha i përkryer…
Lexo më shumëMeshkujt më shtatlartë: Holandezët humbin “fronin”, rekordi vendoset në Ballkan
Banorët e Alpeve Dinarike janë njerëzit më shtatlartë në planet. Një studim i fundit i rrëzon holandezët nga froni, për t’ua dhënë atë malazezëve. Gjatësia trupore e këtyre banorëve i ka magjepsur antropologët që nga fundi i shekullit XIX. Në një artikull të kohëve të fundit në revistën shkencore “Biology” të quajtur “Hartëzimi i maleve të gjigantëve“, studiues nga Universiteti Masaryk në Brno (Çeki) dhe Universiteti i Malit të Zi në Niksič paraqesin një panoramë të qartë të ndryshimeve në gjatësinë trupore të atyre që jetojnë në ish-Jugosllavi dhe Shqipëri.…
Lexo më shumëGjeloshaj: Abazoviq pres që të mandatohet për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi
Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se pret që mandatar për përbërjen e qeverisë së re malazeze të jetë Dritan Abazoviq. Pritej që ata që rrëzuan qeverinë e 43-të të Dritan Abazoviqit pa konsultim, me ngut dhe pa analiza se çfarë nesër, të kishin një plan B, d.m.th një zgjidhje tjetër, tha politikani shqiptar. “Unë kam paralajmëruar ato ditë se ky ishte një vendim i nxituar dhe shumë i dëmshëm për zhvillimet tona afatgjate”, deklaroi Gjeloshaj, raporton rtcg.
Lexo më shumë