Edhe 20 raste të reja të regjistruara me Covid-19 në Mal të Zi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Mal të Zi janë konfirmuar 20 raste të reja të infektuar me koronavirus Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik, në prononcimin (deklaratën) për media dhe opinion, ka bërë me dije se në 139 mostrat e testuara në 24 orët e fundit, 20 kanë rezultuar pozitive, prej të cilave 16 në Podgoricë, 3 në Nikshiq dhe 1 në Tivar.

Në 54 testimet e bëra dje (më 5 prill) prej orës 8:45 deri në atë 17:45, rezultat pozitiv në koronavirus kanë dhënë 11 sosh: në Podgoricë-7, Nikshiq-3 dhe Tivar-1, dhe në testimet e bëra dje në 85 mostra (individë), prej orës 17:45 deri në mëngjesin e sotëm në ora 8:45, kanë rezultuar pozitiv 9 sish, të gjithë në Podgoricë. Kështu, numri i të infektuarve në Mal të Zi nga pandemia e virusit Covid-19, prej rastit të parë deri më sot është 223.

16 rastet e reja, janë kontakte të rasteve të njohura më parë, kurse te 4 rastet tjera, burimi i infektimit është në kërkim.

Numri i të infektuarve në komuna është siç vijon:

Podgoricë-13,

Tuz-34,

Nikshiq-20,

Tivarë-19,

Ulqin-9,

Andrijevicë-7,

Bijello Pole-6,

Herceg Novi-6,

Budva-4,

Danillovgrad-3 dhe

Tivat-2.

Deri më tani në Mal të Zi, si pasojë e infektimit me Covid-19, kanë vdekur dy persona, një person është shëruar, kurse 37 sish gjenden të stacionuar (të shtrirë) në spitale.

Masat emergjente të karantinimit dhe izolimit total të qytetarëve në Mal të Zi janë aplikuar në tri vatra të prekura rëndë me koronavirusin Covid-19, në tërë Komunën e Tuzit me rreth 15 mijë banorë, në Kampin e kompleksit të 13 objekteve me banesa në vendbanimin Vrella Ribniçka në Podgoricë, në të cilat banojnë 243 familje me rreth 2 mijë anëtarë, kryesisht të komunitetit rom, ashkali e egjiptianë, të ardhur refugjatë nga Kosova, dhe në fshatin Biokovac të Komunës së Bijello Poles, ku jetojnë ca familje me disa dhjeta anëtarë.

Të gjithë banorët e izoluar në karantinë, me artikuj themelor jetësor, medikamente dhe nevoja të tjera, i furnizojnë vullnetarët e Kryqit të kuq dhe personat e angazhuar të ekipeve për mbrojtje dhe shpëtim.

Informatë e gazetarit

të të përjavshmes “Koha Javore”,

Shaban Hasangjekaj