Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë mbrëmje autoriale me poeten Ledia Dushi, në kuadër të edicionit të 29-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”. Mbrëmja autoriale do të mbahet të shtunën, më 26 mars 2022, ora 19.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright
Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe. Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes. “Me…
Lexo më shumëKosova pritet të përfitoj mbi 200 milionë euro nga marrëveshja me MCC-në për energji elektrike
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike. Një gjë e tillë u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se pas gjithë polemikave se ky projekt nuk do ti jepet Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në përmes programit “Kompakt” të MCC-së, Kosova do të përfitoj mbi 200 milionë euro në sektorin e energjisë. “Kam kënaqësinë që…
Lexo më shumëDeklarata e Kurtit për demarkacionin nxit reagim, Krivokapiq: Provokim dhe aspirata për ta cenuar integritetin e Malit të Zi
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se Qeveria paraprake në Mal të Zi ishte pro-ruse dhe se po presin qeverinë e re për të diskutuar demarkacionin ka nxitur reagimin e kryeministrit malazez në detyrë, Zdravko Krivokapiq. Ky i fundit sot në një postim në Twitter deklaratën e Kurtit e ka quajtur provokim dhe të papranueshëm. “Deklaratën e zotit Kurti e konsideroj një provokim dhe të papranueshëm, e cila shpall aspirata të rrezikshme duke cenuar integritetin territorial të Malit të Zi. Është interesant që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit…
Lexo më shumëIsh-zëvendësministri: Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha është përfshirë në debatin që ka shpërthyer së fundmi në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Berisha përmes një shënimi në Facebook ka minimizuar rolin e Kurtit dhe Abazoviqit për këtë proces. “Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin. Por, debati mashtrues mund të vazhdojë përderisa ka votues që besojnë se vendimmarrja është në duart e liderëve lokalë”, ka shkruar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme. Sot gjatë një ngjarje kryeministri Kurti është pyetur se si…
Lexo më shumë