Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Mal të Zi për hapjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi. Vendimi u njoftua nga kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit. Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiç, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Katër vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Sot mbushen katër vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi. Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosje. Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca. Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u paraprijë nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë. Kosova dhe…
Lexo më shumëKush nga partitë shqiptare do të jetë në qeveri? Përmenden Zenka, Gjeka dhe Dukaj
I mandatuar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë javës së ardhshme duhet të prezantojë konceptin dhe programin e punës së qeverisë së ardhshme. Plani është që qeveria të ketë 18 ministri, plus tre zv.kryeministra që lidhen me ministritë. Pas një takimi me krerët e opozitës të mërkurën e kaluar, Abazoviq tha se në qeveri do të marrën pjesë koalicioni “E Zeza në të Bardhë”, Partia Socialiste Popullore dhe partitë e pakicave ,ndërsa të tjerët do të vendosin eventualisht nëse do të jenë pjesë…
Lexo më shumëLajm mortor – njoftim për të Pame nga familja Hakaj
Njoftojmë komunitetin miqtë shokët e dashamiret se dje me 17 Mars 2022 në moshën 92 vjeçare nderoi jetë më e dashura e jonë HAVA DRESHAJ HAKAJ 1 Janar 1930-17 Mars 2022 (bashkëshortja e të ndjerit Bektesh Alia Hakaj) Varrimi i të ndierës është bërë sot më 18 Mars 2022 në Florida. Sipas traditave familja e te ndjerës hapin te Pamën për burra dhe gra më datën 27 Mars 2022 ditë e Diele duke filluar nga ora 10AM deri ne 4PM në Maestro Restorant: 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462 Të…
Lexo më shumëIncident në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, gati sa nuk kërcitën grushtet
Mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi është ndërprerë sot pas një sherri mes kryeministrit në detyrë Zdravko Krivokapiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviq në momentin kur po diskutohej vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë. Mbledhja u ndërpre, siç u njoftua zyrtarisht, “për shkak të mosmarrëveshjes në procedurën e miratimit të vendimit për zbatimin e sanksioneve të përcaktuara në pikat 11, 12, 13. të rendit të ditës të miratuar. Arsyeja e ndërprerjes së seancës nuk është vetëm Krivokapiq”, thuhet në deklaratë. Në rendin e ditës ishte një paketë…
Lexo më shumë