METRO MARKET DHUROI DHURATA PËR TË GJITHË NXËNËSIT FILLESTAR TË SHKOLLES FILLORE XHAFER NIKOÇEVIQ

Të gjithë nxënësit e shkollës fillore Xhafer Nikoçeviq në shkollën amë në Guci si dhe në paralelet Vuthaj, Martinaj, Krushevë si dhe  në Vishnjevë që vijojnë  mësimin në gjuhen shqipe dhe boshnjake,  kanë marrë dhurata për nderë të festave të fundvitit dhe Vitit të Ri.

Kompania më e re në Guci “DT-Group” shpk me pronar Dardan Qosaj në kuadër të së cilës ka njësitë METRO market, caffe bar dhe hotel, sot të gjithë nxënësve fillestar u janë dhuruar dhurata.

Ata janë ardhmëria jonë dhe me ta duhet të sjellemi me shumë kujdes.

Nxënësit gjithashtu kanë pranuar edhe vizatime- instruksione se si ata duhet të vizatojnë bredhin e vitit te ri si detyrë që do marrin nga mësuesit e tyre gjatë këtyre ditëve.

Kjo është vetëmnjëra nga dhuratat që kjo kompani ka premtuar që do dhuroj për nxënësit dhe ardhmërinëe vendit tonë tani dhe në të ardhmen.

https://plavaeguciasot.com/
https://plavaeguciasot.com/
https://plavaeguciasot.com/
https://plavaeguciasot.com/