Ambasadori i ri amerikan: Do ta mbështes zhvillimin e FSK-së në forcë për mbrojtje territoriale

Jeffrey Hovenier Në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, të martën, më 5 tetor, është paraqitur Jeffrey Hovenier, i nominuar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për ambasador në Kosovë. Gjatë paraqitjes së tij, Hovenier ka thënë se ka qenë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për ta mbrojtur popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit në disa aspekte, por ka theksuar rolin që ka pasur si pjesëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara, të krijuar nga ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, “i cili ka krijuar ‘Planin Ahtisari’…

Lexo më shumë

Senatori amerikan: Asociacioni i Komunave Serbe “recetë për katastrofë”

Në kohën kur është rikthyer çështja e Asociacionit nga ana e Serbisë, ka reaguar kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, Bob Mendez. Përmes një video-incizimi në Twitter, ai e ka kundërshtuar idenë e Asociacionit duke e quajtur “recetë për katastrofë”. Po ashtu, Menedez e ka kritikuar ish-administratën Trump. Ai ka thënë se ish-presidenti në vazhdimësi ia ka mbajtur anën Serbisë dhe ka qenë kundër Kosovës. “Kjo ka krijuar shumë pasoja në fund të ditës. Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe.…

Lexo më shumë

“Pandora Papers”, të përfshirë edhe Gjukanoviq dhe familja e tij, si dhe ministri i Financave të Serbisë – ja ‘si e kanë fshehur pasurinë ata’

Një rrjedhje masive dokumentesh zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë. Gjetjet janë pjesë e një hetimi të kryer nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues. Ato ekspozojnë marrëveshje të ndryshme financiare të rreth 35 udhëheqësve aktualë dhe të mëparshëm, si dhe të më shumë se 300 zyrtarëve, përfshirë: Mbretin e Jordanisë, presidentin e Rusisë, Ukrainës, Azerbajxhanit, Malit të Zi dhe kryeministrin e Republikës Çeke. Dokumentet e emëruara si Letrat e Pandorës e…

Lexo më shumë

U vetëdorëzua në polici, Ilir Gjokaj që vrau 19-vjeçaren Shejlla Bakija në Tuz

Pas 4 ditësh në arrati Ilir Dokaj 28-vjeç, i dyshuar për vrasjen e ish-të fejuarës Shejla Bakija 19-vjeçe, u vetëdorëzua në polici pak pas mesnate, i shoqëruar nga avokati Srđan Lješković. Dokaj u dorëzua pas pothuajse katër ditësh arratije. Ngjarja e rëndë u regjistrua të enjten e kaluar ku 28-vjeçari shkoi në banesën ku jetonte 19-vjeçarja dhe e qëlloi për vdekje me armë si dhe i plagosi rëndë babanë e saj në Karabushko Pole. Prokurorja Ana Radoviq do ta marrë në pyetje gjatë ditës në Prokurorinë e Lartë të Shtetit, 28-vjeçarin që…

Lexo më shumë

Protestë në Tuz, pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija

Qytetarët e Malësisë kanë bërë protestë ditën e sotme,  pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga ish bashkeshorti  i saj, me breshëri plumbash në Tuz. Protesta u organizua nga OJQ Lëvizja për Zhvillim Tuzi dhe Qendra për të Drejtat e Grave. Dhjetëra qytetarë të mbledhur mbanin pankarta në gjuhën malazeze dhe shqipe, duke kërkuar drejtësi në rastin e vajzës së vrarë. “Çohu Malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”. Mbro vajzën…

Lexo më shumë