WEAK REACTIONS TO SERBIAN RACISM ARE DISAPPOINTING

– Supporting the chauvinist, racist and hegemonic Serbian regime is a great injustice, a great mistake and a great miscalculation

The statement by Serbian Minister Paunović regarding the ethnic cleansing of Kosova of Albanians is neither new nor surprising. It is a continuation of the centuries-old efforts of Serbia’s chauvinistic, racist, and hegemonic policies aimed at eliminating Albanians.

The projects to eliminate Albanians and seize their lands are numerous. They began with Načertanije in 1844, continued with Vaso Čubrilović’s 1937 memorandum, “The Expulsion of the Albanians,” and the 1986 Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and Arts (SANU), and culminated in the “Horseshoe” operation of 1998–1999, carried out by the regime of war criminal Slobodan Milošević.

Čubrilović describes in detail all the forms and methods for implementing Serbia’s inhumane plans. He openly stated that “the existence of the Serbian nation depends on the non-existence of the Albanian nation.” It must be emphasized that all Serbian plans have been the joint product of state regimes, the Serbian Academy of Sciences, and the Serbian Orthodox Church.

Fortunately, thanks to the centuries-long heroic resistance of the Albanian people in various forms, which culminated in the Kosova Liberation Army’s war for freedom and NATO’s bombing of Serbia in 1999, Serbian genocide against Albanians ultimately and shamefully failed. But Serbia’s futile dreams, manifested once again in the latest statement by Serbian Minister Paunović, continue.

It is clear that a large part of the Serbian population, even after the bombing and the defeat in four brutal wars, has still not been liberated from the myths and deceptions of a sick political class that rules by feeding the population hatred toward Albanians and other peoples of the Balkans.

A major mistake by Western countries, following Serbia’s military defeat in 1999, was the failure to “denazify” Serbian society and to free it from hatred toward other nations and from the dead myths of the Middle Ages.

The European Community, together with America, continues its misguided and failed policy of appeasing the Serbian regime, led by Milošević’s associate Aleksandar Vučić, in pursuit of illusory geostrategic interests aimed at pulling Serbia away from Russia’s grip. The Serbian regime is exploiting this situation ruthlessly and without limits.

This is also demonstrated by the weak response of European Commission spokesperson Anitta Hipper, as well as by the reactions—or lack thereof—of many representatives of Western countries, with the exception of an occasional member of parliament or thinker guided by strong human principles. Concrete punitive actions against the inhumane statement of Serbian Minister Paunović are completely absent.

They have failed to hold Serbia accauntable for the terrorist acts in Banjska and and the Iber-Lepenc water canal, for its refusal to sign the Brussels Agreement, and for the destabilization of Kosova and the Balkans. At the same time, they exert unjust pressure on Kosova to make additional and unilateral concessions to Serbia. They put totally unjustified sanctions against Kosova for enforcing the law and democratic order in the north which were removed years later. 

Their double standard is shocking. Supporting the chauvinist, racist and hegemonic Serbian regime is a great injustice, a great mistake and a great miscalculation. The good people of the Balkans, including the good Serbs, can only hope that one day, sooner rather than later, EU and US politicians will get tired of Serbian myths, lies and manipulations.

At the same time that a high-ranking official of the Serbian criminal regime is seeking the destruction of an entire people, Europe is opening new chapters for entry into Europe, while our beloved America is opening chapters of strategic dialogue with it. What undiplomatic behavior! This only encourages Serbia to continue with its Nazi ideology and aggression in Southeast Europe. The Albanian-American community and millions of Albanians around the world are deeply disappointed.

The statement by Paunović, is insulting, offensive, criminal and very dangerous. Its purpose is to deceive Serbian voters in the upcoming elections and divert international attention from the destructive actions of the Vučić regime, which has taken no action against her, yet now presents itself as a “constructive leader committed to peace and stability.” Serbia is seeking and preparing for war. It is time for those who love peace to wake up.

The reaction of the mother country and of Albania’s illegitimate, corrupt, pro-Serbian Prime Minister, Edi Rama, isworthless and shameful. The failure of representatives of certain political parties and parts of the media in Kosova and other Albanian lands to speak out is equally shameful. Only the declaration of Paunović non-grata by Interior Minister Xhelal Sveçla and the filing of a lawsuit by Justice Minister Donika Gërvalla-Schwarz have value and real meaning.

One thing is clear. Many international diplomats and politicians are trying to resolve the conflict created solely by Serbia by giving Serbia what it wants at the expense of Kosova. This is not acceptable. The people of Kosova, led by their uncorrupted, strong and democratic leader, Albin Kurti, are opposing this injustice with their votes and peacefully.

The long-suffering Albanian people of Kosova are grateful and respect the support for the liberation from Serbia of America and the democratic European states, but if they are forced by them to lose their freedom and independence, then their help becomes worthless. The Albanian nation sincerely loves America and the West, but it loves freedom more than anyone or anything else in the world. Freedom and independence are not negotiable.

Let everyone—Albanian patriots and non-patriots alike, as well as all international actors with differing views and interests—understand this: without the punishment of Serbian criminals, the removal of Serbia’s chauvinistic, racist, and hegemonic government, and the denazification of that part of the Serbian population burdened by hatred toward others, there will never be lasting calm, security, stability and peace in the Balkans. Period.

Agim Aliçkaj
New York, July 21, 2026

REAGIMET E DOBËTA NDAJ RACIZMIT SERB JANË ZHGËNJYESE

– Mbështetja e regjimit shovinist, racist dhe hegjemonist serb është padrejtësi e madhe, gabim i madh dhe llogaritje e gabuar 

Deklarata e ministres serbe Paunoviq për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët nuk është asgjë e re dhe as befasuese. Ajo është vazhdim i përpjekjeve shekullore të politikës shoviniste, raciste dhe hegjemoniste serbe për zhdukjen e shqiptarëve.

Projektet për eliminimin e shqiptarëve dhe grabitjen e tokave të tyre nga serbët janë të shumta. Ato fillojnë me Naçertanijene vitit 1844, vazhdojnë me Memorandumin e vitit 1937 të Çubriloviqit, “Dëbimi i shqiptarëve”, me Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) të vitit 1986 dhe kulmojnë me operacionin “Patkoi” të viteve 1998–1999, të organizuar nga regjimi i kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq.

Çubriloviqi i përshkruan në detaje të gjitha format dhe mënyrat e realizimit të planeve çnjerëzore serbe. Ai e thotë hapur se “ekzistenca e kombit serb varet nga mosekzistenca e kombit shqiptar”. Duhet theksuar se të gjitha planet serbe janë produkt i përbashkët i regjimeve shtetërore, Akademisë Serbe të Shkencave dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Fatmirësisht, falë rezistencës heroike shekullore të popullit shqiptar në forma të ndryshme, e cila u kurorëzua me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimin e Serbisë nga NATO-ja në vitin 1999, gjenocidi serb ndaj shqiptarëve dështoi me turp dhe përfundimisht. Por ëndrrat e kota serbe, të manifestuara edhe në deklaratën e fundit të ministres serbe Paunoviq, vazhdojnë.

Shihet qartë se një pjesë e madhe e popullit serb, edhe pas bombardimit dhe humbjes së katër luftërave mizore, nuk është liruar ende nga mitet dhe mashtrimet e një klase të sëmurë politike, e cila e sundon duke e ushqyer me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit.

Gabim shumë i madh i shteteve perëndimore, pas mundjes ushtarake të Serbisë në vitin 1999, ishte mungesa e “denazifikimit” të shoqërisë serbe dhe e çlirimit të saj nga urrejtja ndaj kombeve të tjera dhe nga mitet e vdekura të mesjetës.

Bashkësia Evropiane, së bashku me Amerikën, vazhdon me politikën e gabuar dhe të dështuar të përkëdheljes së regjimit serb, të udhëhequr nga bashkëpunëtori i Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, për interesa iluzore gjeostrategjike të tërheqjes së Serbisë nga kthetrat e Rusisë. Regjimi serb po e shfrytëzon këtë situatë në mënyrë të pamëshirshme dhe të pakufishme.

Këtë e vërtetojnë edhe reagimi i zbehtë i zëdhënëses së Komisionit Evropian, Anitta Hipper, si dhe reagimet e lehta të shumë përfaqësuesve të shteteve perëndimore, me përjashtim të ndonjë deputeti apo mendimtari me parime të forta njerëzore. Mungojnë plotësisht veprimet konkrete ndëshkuese ndaj deklaratës çnjerëzore të ministres serbe Paunoviq.

Ata kanë dështuar ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për aktet terroriste të Banjskës dhe kanalit të ujit Ibër-Lepenc, për mosnënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për destabilizimin e Kosovës dhe të Ballkanit. Nga ana tjetër, bëjnë presione të padrejta mbi Kosovën për të bërë lëshime shtesë e të njëanëshme ndaj Serbisë, përfshirë edhe sanksionet ndaj Kosovës për zbatimin e ligjit dhe rregullit demokratik në veri, të cilat u hoqën vite më vonë.

Standardi i tyre i dyfishtë është tronditës. Mbështetja e regjimit shovinist, racist dhe hegjemonist serb është padrejtësi e madhe, gabim i madh dhe llogaritje e gabuar. Njerëzit e mirë të Ballkanit, përfshirë serbët e mirë, mund të shpresojnë vetëm që një ditë, më shpejt sesa më vonë, politikanët e BE-së dhe SHBA-së do të lodhen nga mitet, gënjeshtrat dhe manipulimet serbe.

Në të njëjtën kohë që një zyrtar i lartë i regjimit kriminal serb kërkon shkatërrimin e një populli të tërë, Evropa po hap kapituj të rinj për hyrjen në Evropë, ndërsa Amerika jonë e dashur po hap kapituj dialogu strategjik me të. Çfarë sjelljeje jodiplomatike! Kjo vetëm sa e inkurajon Serbinë të vazhdojë me ideologjinë dhe agresionin e saj nazist në Evropën Juglindore. Komuniteti shqiptaro-amerikan dhe miliona shqiptarë në mbarë botën janë thellësisht të zhgënjyer.

Deklarata e ministres Paunoviq, është fyese, kriminale dhe shumë e rrezikshme. Qëllimi i saj është mashtrimi i votuesve serbë në zgjedhjet e ardhshme dhe tërheqja e vëmendjes së ndërkombëtarëve nga veprimet destruktive të regjimit të Vuçiqit, i cili nuk merr asnjë masë ndaj saj, por tani paraqitet si “lider konstruktiv i përkushtuar ndaj paqes”. Serbia po kërkon dhe po përgatitet për luftë. Priftërinjtë serbë po luten për luftë. Është koha për ata që e duan paqen të zgjohen.

Reagimi i shtetit amë dhe i kryeministrit jolegjitim, tëkorruptuar, proserb të Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pavlerë dhe i turpshëm. I njëjtë është edhe mosdeklarimi apo deklarimi bosh i përfaqësuesve të disa partive dhe i një pjese të shtypit në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare. Vetëm shpallja e Paunoviqkës si person i padëshiruar nga Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ngritja e padisë nga Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz kanë vlerë dhe kuptim tëvërtetë.

Një gjë është më se e qartë. Shumë diplomatë dhe politikanë ndërkombëtarë po përpiqen ta zgjidhin konfliktin e krijuar vetëm nga Serbia duke i dhënë Serbisë atë që dëshiron në kurriz të Kosovës. Kjo nuk është e pranueshme. Populli i Kosovës, i udhëhequr nga udhëheqësi i tyre i pakorruptuar, i fortë dhe demokratik, Albin Kurti, po e kundërshton këtë padrejtësi me votat e tyre dhe në mënyrë paqësore.

Ky popull i shumëvuajtur është mirënjohës dhe respekton mbështetjen për çlirimin nga Serbia të Amerikës dhe shteteve demokratike evropiane, por nëse detyrohet prej tyre të humbasë lirinë dhe pavarësinë e tij, atëherë ndihma e tyre bëhet e pavlerë. Kombi shqiptar e do sinqerisht Amerikën dhe Perëndimin, por e do lirinë më shumë se këdo ose çdo gjë tjetër në botë. Liria dhe pavarësia nuk janë të negociueshme.

Le ta marrin vesh të gjithë, shqiptarët kombëtarë dhe jokombëtarë, si dhe të gjithë ndërkombëtarët me qëndrimedhe interesa të ndryshme: pa ndëshkimin e kriminelëve serbë, largimin e qeverisë shoviniste, raciste dhe hegjemoniste serbe dhe denazifikimin e asaj pjese të popullit serb të ngarkuar me urrejtje ndaj të tjerëve, nuk do të ketë kurrë qetësi, siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Ballkan. Pikë.

Agim Aliçkaj
New York, 22 Korrik 2026