Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës. “Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë. Rama tha se në 13 vite pavarësi të Kosovës, ajo i ka sjellë më shumë para dhe stabilitet rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogu Kosovë-Serbi për njohje të…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
QUINT-i, pas deklaratës së Kushtetueses: Qeveria e Kosovës të zbatojë plotësisht vendimin për Manastirin e Deçanit
Shtetet e QUINT-it që përfshijnë Francën, Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuara dhe ShBA-në kanë mirëpritur deklaratën e Gjykatës Kushtetuese për moszbatimin e vendimit të saj të vitit 2016 për Manastirin e Deçanit. Në komunikatën e Shefave të Misioneve të këtyre shteteve thuhet që është shqetësuese që Kushtetuesja detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve që duhet të zbatojnë vendimet. “Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e marrin parasysh dhe mirëpresin deklaratën unanime të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 24 shtator lidhur me moszbatimin e…
Lexo më shumëPresidentët e Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës të shqetësuar për zhvillimet e fundit
Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe ai i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon. Siç njofton komunikata nga Presidenca e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dhe kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Të tre presidentët kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe “gjithashtu qëllimin…
Lexo më shumëVjosa Osmani dhe Donika Gërvalla në Nju Jork, takohen me Presidentin Clinton
Nga Beqir SINA – New York City Presidentja Osmani, Clintonit: Faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë NEW YORK : Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, sot të Ejeten, në zyrën e tij në New York, Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, së bashku me ministren e jashtme znj. Donika Gërvalla – Schwarc, është takuar me mikun e madh të shqiptarëve Presidentin Bill Clinton Në këtë takim morën sipas fotografive të publikuara në Twitter, Presidenti Clinton, i dhurojë një tirazh me librat e tij Presidentes së Kosovës Vjosa…
Lexo më shumëBie bora e parë në Kosovë, zbardhen malet e Rugovës
Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, temperaturat e ulëta që na kanë shoqëruar këto ditë kanë bërë që në disa vise kodrinore-malore të fillojnë edhe reshjet e borës. Pas Bajgores, siç shihet në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale reshjet e borës kanë filluar edhe në Rugovë të Pejës. Ndryshe, sot gjatë ditës pritet të ketë mot pjesërisht të vranët, derisa prej të premtes dhe përgjatë fundajës do të ketë kthjellime dhe pritet të jetë më ngrohtë.
Lexo më shumë