Plava e Gucia Sot | Lajme nga rajoni Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare përballë lëvizjes protestuese të udhëhequr nga studentët, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike serbe. Sipas një raportimi të BBC-së, udhëheqësi shumëvjeçar i Serbisë ka pranuar se forcat e tij politike kanë humbur zgjedhjet, ndonëse rezultatet përfundimtare ende nuk ishin shpallur. „Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare, por është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje“, citohet të ketë deklaruar Vuçiq të dielën vonë. Pjesëmarrje rekord në zgjedhje…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Ndahet nga jeta në Sarajevë Prof. Dr. Ibrahim Ahmetaj, intelektuali i shquar nga Vuthajt
Plava e Gucia Sot | 25 tetor 2026 Një lajm i hidhur ka prekur sot Vuthajt, krahinën e Plavë-Gucisë dhe komunitetin shqiptar. Në Sarajevë ka ndërruar jetë Prof. Dr. Ibrahim Muzli Ahmetajs lindur më 1943 në Vuthaj, intelektual, profesor dhe studiues i njohur. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Myftar Ahmetaj, përmes një njoftimi publik në rrjetin social Facebook. Prof. Dr. Ibrahim Ahmetaj i përkiste brezit të intelektualëve shqiptarë nga treva e Plavë-Gucisë, të cilët me punën dhe përkushtimin e…
Lexo më shumëSot zgjedhjet në Serbi – 8 parti shqiptare bashkojnë forcat! Kurti dhe presidentja Shiroka-Pula thirrje komunitetit shqiptar për të votuar
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”. Ato synojnë të fitojnë tre mandate në Kuvendin e Serbisë, ku komuniteti shqiptar kishte vetëm një deputet në legjislaturën e kaluar. Marrëveshja për bashkimin e partive shqiptare u arrit falë ndërmjetësimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Tetë partitë shqiptare garojnë me listën e përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen këtë të diel në Serbi, me synimin për të rritur përfaqësimin e tyre në Kuvend.…
Lexo më shumëBBC Global Women interviston Qamile Marra, shqiptaren që pretendohet se është gruaja më e vjetër në botë
Qamile Marra është shqiptarja më e vjetër në botë. E për 117 vjeçaren një videreportazh e ka bërë edhe media e madhe BBC Global Women, transmeton Telegrafi. Gjatë intervistës, Marra tregon se ka lindur më 19 gusht 1909, gjatë periudhës së sundimit osman, dhe ishte 36 vjeçe pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka kaluar pothuajse të gjithë jetën në një fshat shqiptar, ku është marrë me kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë. E rrethuar nga pemët frutore, 117-vjeçarja ka ruajtur ndër vite një mënyrë jetese…
Lexo më shumëKurti në Mal të Zi akuzon Serbinë për destabilizim dhe ngre shqetësimin për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit XIII të Procesit të Berlinit, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrë vendim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, duke i dhënë vendit statusin e kandidatit dhe duke hapur negociatat për anëtarësim. Kurti, në samitin e mbajtur në Mal të Zi, ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. “Aplikimi i Kosovës po pret, që nga dhjetori i vitit 2022, për një…
Lexo më shumë